Konflikti në Ukrainë nuk është përhapur ende në vende të tjera evropiane, por zhvillimet e fundit në pjesën lindore të Moldavisë, në rajonin e Transnistrisë, kanë shqetësuar shumë zyrtarë, që dyshojnë se Rusia mund të hapë një front tjetër në të ardhmen e afërt.
Në Tiraspol, kryeqytetin e Republikës së vetëshpallur të Moldavisë, Transnistrisë, ditët e kaluara janë regjistruar një sërë shpërthimesh dhe njëri prej tyre ka ndodhur në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së kësaj republike.
Edhe pse nuk dihet ende se kush e kreu sulmin, ngjarjet në rajonin e Transnistrisë mjaftuan për të ndezur historinë se Federata Ruse dëshiron të provokojë një incident në këtë mënyrë që do të intensifikonte konfliktin në këtë rajon pro-rus.
Se Transnistria është ende shumë e rëndësishme për Rusinë, demonstrohet nga fakti se komandanti i ushtrisë ruse tha disa ditë më parë se Rusia ka hyrë në fazën e dytë të "operacionit special ushtarak" në Ukrainë, në të cilin do të përpiqet të arrinte tri qëllimet.
Qëllimi i parë është vendosja e kontrollit të plotë mbi rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, qëllimi i dytë është pushtimi i pjesës jugore të Ukrainës dhe krijimi i një korridori tokësor me Krimenë dhe qëllimi i tretë është lidhja e pjesës jugore të Ukrainës dhe Transnistrinë, ku sipas Moskës zyrtare, jeta e rusëve në këtë rajon është e rrezikuar.
Edhe
Një rajon i shkëputur në Evropë po i kërkon Putinit mbrojtje
Megjithatë, për të kuptuar rëndësinë e Transnistrisë, duhen dhënë përgjigjur në disa pyetje. Pse ky rajon moldav funksionon i pavarur nga autoritetet qendrore në Kishinau dhe nga vijnë ushtarët rusë në këtë pjesë të territorit?
Ku ndodhet Transnistria

Rajoni i Transnistrisë ndodhet në një rrip të ngushtë përgjatë kufirit midis Moldavisë dhe Ukrainës. Qyteti më i madh, dhe gjithashtu kryeqyteti i kësaj republike të vetëshpallur, është Tiraspoli, i cili ka rreth 130.000 banorë.
Edhe pse autoritetet qendrore në Kishinau e shohin ende këtë pjesë të territorit si pjesë të Moldavisë, është fakt se qeveria qendrore, në Transnistri nuk ka luajtur pothuajse asnjë rol për dekada.
Ky rajon funksionon pothuajse plotësisht i pavarur nga Moldavia. Kur lëvizin nga Moldavia në Transnistri, qytetarët kalojnë përmes një pikë kontrolli me ushtarë të armatosur. Rajoni ka flamurin dhe stemën e tij, që të kujton në mënyrë të papërmbajtshme epokën e artë të socializmit.
Për më tepër, Transnistria është e organizuar si një republikë unitare presidenciale, aktualisht e kryesuar nga Vadim Krasnoselski dhe ka forcat e veta të armatosura, të cilat së bashku me ushtarët rusë, që luajnë rolin e paqeruajtësve, kanë kontrolluar këtë pjesë të territorit që nga fillimvitet 1990.
Kombet e Bashkuara nuk e kanë njohur Republikën e Transnistrisë si shtet të pavarur, por ajo vepron me të njëjtin parim si republikat e tjera të panjohura si Abkhazia dhe Osetia e Jugut në Gjeorgji, të cilat kanë lidhje të forta me Federatën Ruse.
Historia dhe problemet e Transnistrisë janë të dukshme që nga fillimvitet 1990, por thelbi i gjithë problemi është shumë më i largët, ndoshta më 1924, kur u themelua diçka e quajtur Republika Socialiste Sovjetike Autonome e Moldavsë, e cila ishte pjesë e Republikës Sovjetike të Ukrainës.
Duke e krijuar këtë republikë në bregun e majtë të lumit Dniestër, sovjetikët u përpoqën të bënin presion shtesë mbi atë që në atë kohë ishte Rumania, e cila pretendonte sovranitet mbi Besarabinë, një rajon që sot përbën pjesën më të madhe të territorit të Moldavisë.
Konflikti midis rumunëve dhe sovjetikëve ndodhi në vitin 1940 pikërisht për shkak të Besarabisë dhe pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop, trupat sovjetike hynë në zonë dhe e shpallën atë pjesë të Republikës Socialiste të Moldavisë së sapokrijuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Transnistria vazhdoi zhvillimin e saj të mëtejshëm përmes Republikës Socialiste të Moldavisë dhe ashtu si në Ukrainë, kjo pjesë e territorit ishte e banuar me banorë nga pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik, duke përfshirë rusë dhe ukrainas etnikë.
Lufta ku rusë e ukrainas ishin bashkë

Edhe pse pjesë e Bashkimit Sovjetik, tensionet në të kaluarën dhe lidhjet me Rumaninë nuk janë ulur kurrë. Edhe pse problemet u futën nën qilim në "periudhën e artë" të BRSS-së, në fund të viteve 1980 lëvizjet nacionaliste filluan të forcohen përsëri dhe ideja e bashkimit të Moldavisë me Rumaninë u bë një preokupim i grupeve të caktuara të interesit në atë vend.
Nga ana tjetër, në Transnistria, ku mbi 50 për qind e popullsisë ishte ukrainase dhe ruse, ideja e bashkimit me Rumaninë hasi në rezistencë, e cila çoi në shpalljen Republikë të Transnistrisë në shtator të vitit 1990.
Edhe atëherë, qeveria qendrore sovjetike në Moskë ishte shumë e dobët për të parandaluar tensionet në Moldavi, por ajo mbështeti aspiratat e banorëve të Transnistrisë për "vetëvendosje".
Edhe
Shpërthimet në Transnistria: A po përhapet lufta edhe në vende tjera?
Tensionet midis qeverisë qendrore në Kishinau nga njëra anë dhe Transnistrisë nga ana tjetër vazhduan pas shtatorit 1990 dhe dy muaj më vonë tensionet politike u shndërruan në një konflikt ushtarak. Ushtria sovjetike dhe grupi kozak nga Ukraina e Rusia u rreshtuan në anën e Transnistrisë, ndërsa qeveria qendrore në Kishinau mori ndihmë ushtarake nga Rumania.
Lufta zgjati më shumë se një vit dhe gjatë kësaj periudhe forcat moldave u përpoqën ta ndajnë Transnistrinë në dy pjesë përmes qytetit të Dubasharit, i cili ndodhet në pjesën qendrore të këtij rajoni.
Edhe pse kishte tension të dukshëm politik midis moldavëve etnikë nga njëra anë dhe rusëve e ukrainasve etnikë që përbënin Transnistrinë, ky konflikt u rendit ndër më të çuditshmit, sepse qytetarët e të dy anëve nuk ishin tepër të disponuar për konflikt.
“Lufta e dehur”
Në një nga tregimet nga kjo periudhë interesante, thuhet se ushtarët separatistë të Transnistrisë dhe ushtarët me orientim pro-moldavian takoheshin shpesh për të pirë natën.
"Këto tubime në tokën e askujt nuk është se ndodhën rrallë. Ato ishin rituale të natës, diçka si ‘Happy Hour’. Në fakt, dehja u bë aq e famshme sa vendasit e quajnë të gjithë konfliktin "Lufta e dehur"", thuhet në të.
Gjithashtu, forcat kundërshtare dinin të bënin aq miq gjatë tubimeve të natës, saqë bënin marrëveshje që të mos qëllonin mbi njëri-tjetrin ditën.
"Lufta është si një festë groteske. Ne e vrasim armikun ditën, pimë me ta natën. Sa e çuditshme është lufta", tha një nga pjesëmarrësit në konflikt.
A mund të bëhet pjesë e konfliktit një rajon “i fjetur”?
Për më tepër, konflikti në Transnistri mori shumë jetë në dy vjet, duke përfunduar me nënshkrimin e një armëpushimi dhe krijimin e një Komisioni të Përbashkët të Kontrollit të përbërë nga forcat moldave, Republika e Transnistrisë dhe ushtria ruse, e cila mbajti një kontigjent trupash.
Sot rreth 1.500 ushtarë rusë janë të vendosur në këtë rajon dhe mbi 20.000 tonë municione ende ruhen në bazat e vendosura në këtë pjesë.
Autoritetet moldave e kanë paralajmëruar vazhdimisht Rusinë që të respektojë angazhimet e saj dhe të tërheqë trupat nga rajoni.
Kremlini pretendon se ushtria ruse në këtë zonë ka një rol ekskluzivisht të sigurisë në ruajtjen e depos më të madhe të municioneve të periudhës sovjetike, që ndodhet në Cobasna, një qytet jo shumë larg Ukrainës.
Megjithëse Transnistria nuk është një rajon ekonomikisht interesant, numri i rusëve etnikë dhe historia e trazuar e rajonit vazhdojnë të lidhin banorët e pjesës separatiste të Moldavisë me Federatën Ruse. Pavarësisht përpjekjeve për bashkim, Transnistria dhe Moldavia jetojnë pothuajse tërësisht dy jetë të veçanta politike.
Ndërsa Moldavia, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, planifikon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të intensifikojë politikat pro-perëndimore, Transnistria në një farë mënyre mbetet ende një "krijim sovjetik i ngrirë në kohë" në të cilin qytetarët ende shikojnë shumë më tepër nga Moska.
Edhe
Ku është Transnistria dhe pse ka rëndësi?
Megjithëse banorët thuhet se nuk janë në disponim për konflikt tash për tash, ngjarjet e fundit në Tiraspol sugjerojnë se konflikti mund të përhapet në Moldavi, duke u fokusuar në Transnistri - rajon i fjetur thellë në të kaluarën. /klix