Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Moldavia do të jetë problem i muajve të ardhshëm”

Tensionet janë përshkallëzuar pas shpërthimeve në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transnistria, por eksperti i mbrojtjes dhe sigurisë, Michael Clark, ka thënë se nuk duhet të presim  shumë zhvillime të mëtejshme rreth kësaj çështje në këtë kohë, shkruan Sky News.

Clarke thotë se synimet e ardhshme të Rusisë janë të paqarta, por fokusi kryesor për momentin është në rajonin lindor të Donbasit.

“Qyteti port i Odesës është i sigurt për një kohë dhe kufiri me Moldavinë është problemi i muajit të ardhshëm", thotë ai.

Për sa i përket luftimeve në Donbas, Clarke ka thënë se rusët po lëvizin më ngadalë se sa do të dëshironin dhe ata, sipas tij, nuk kanë marrë asgjë të rëndësishme.

“Fokusi i tyre kryesor janë Slovyansk dhe Kramatorsk - të cilat ata i kanë sulmuar nga ajri dhe me artileri - por këto zona nuk kanë rënë”.

Edhe Ku është Transnistria dhe pse ka rëndësi? Botë Ku është Transnistria dhe pse ka rëndësi?

Clark thotë se derisa forcat ruse të arrijnë të marrin këto dy vende, nuk do të ndodhin shumë zhvillime.

Rusia tërhoqi forcat e saj nga rrethi i Kievit dhe Chernihivit gjatë javëve të fundit për të kthyer vëmendjen e saj në rajonin e Donbasit, i cili ka qenë skena e luftimeve të ashpra midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë që nga viti 2014.