Mykhailo Podolyak, këshilltari i shefit të zyrës së presidentit së Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po e cilëson kërcënim ndaj Moldavisë, deklaratën e Moskës zyrtare se “kërcënimi i trupave ruse në rajonin Transdniestrisë mund të shkaktojë konfrontim”.
Podolyak shkroi në Twitter të enjten se “maskat” janë hequr, e Rusia sipas tij, ka plan të vrasjes, shkatërrimit dhe eliminimit të shtetësisë.
“Ministria ruse e Punëve të Jashtme deklaroi se objektivi i ardhshëm për shkatërrim është Moldavia. Një kujtesë për të gjithë fqinjët e perandorisë: është e pamundur të ‘bashkëjetosh’ me Rusinë. ‘Plani rus’ do të thotë vrasje, shkatërrim dhe eliminim i shtetësisë”, shkroi ai Podolyak.
Të enjten, ministri rus Sergei Lavrov, deklaroi se ushtria ruse është e vendosur në Transdniestria (brenda kufirit të Moldavisë) me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.
Ky rajon konsiderohet gjysmë i pushtuar nga rusët, pasi ka numër të madh banorësh me shtetësi ruse. Moldavia ka kërkuar disa herë që Rusia t’i largojë trupat nga aty.