Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Baerbock: Nëse bie Ukraina, Moldavia mund të jetë shteti i radhës

Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka paralajmëruar se në rast se Ukraina do ta humbte luftën me Rusinë, “Moldavia do të ishte shteti i radhës”.

Ajo ka thënë të martën para gazetarëve se vetëm përkrahja për Ukrainën e garanton mbijetesën e Moldavisë, shtet fqinj me Ukrainën dhe Rusinë, ka raportuar Reuters.

Sipas saj, gjithçka që duhet bërë nënkupton edhe për stabilitetin e Moldavisë.

“Është e qartë se cili është shqetësimi kryesor i njerëzve; nëse Ukraina bie, Moldavia është shteti i radhës”, ka thënë Baerbock.

Ministrja gjermane ka vizituar kryeqytetin moldav Kishinau, për Platformën e Partneritetit me aleatë nga Franca dhe Rumania.

Gjatë vizitës, Baerbock ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte i vendosur ta destabilizonte Moldavinë, “por e arriti të kundërtën pasi Moldavia tash është në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Edhe Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia Botë Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

Moldavia ka qenë kandidate serioze që nga 2022-a për anëtarësim në BE.

Në tetor të këtij viti, ky shtet do të mbajë referendum për të shqyrtuar anëtarësimin, derisa ka hartuar një agjendë reformash ambicioze për rrugën e saj drejt BE-së.