Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një rajon i shkëputur në Evropë po i kërkon Putinit mbrojtje

Rebelët prorusë në një pjesë separatiste të Moldavisë i kanë kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që ta mbrojë rajonin e tyre nga ato që ata pretendojnë se janë kërcënime nga Qeveria e Moldavisë.

Transnistria, e cila u shkëput ilegalisht nga Moldavia ndërsa Bashkimi Sovjetik po shkatërrohej, ka mbetur brenda orbitës së Kremlinit, ndërsa Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën, po përpiqet t’i bashkohet Bashkimin Evropian, shkruan CNN.

Në një kongres të posaçëm të mërkurën, politikanët në Transnistria i kërkuan Moskës që ta ruante atë nga "rritja e presionit nga Moldavia", derisa Kremlini më vonë ka deklaruar se mbrojtja e "bashkatdhetarëve" të tij ishte një prioritet, raportoi agjencia ruse “RIA Novosti”.

Ndërsa kongresi fillimisht ngjalli frikën se Moska mund të vazhdojë me planin e saj të gjatë për të destabilizuar qeverinë gjithnjë e më properëndimore të Moldavisë, Moldavia e hodhi poshtë atë si "propagandë".

Çka ka ndodhur në Transnistri?

Edhe Moldavia dëbon diplomatin rus për hapje të qendrave të votimit në Transnistri Botë Moldavia dëbon diplomatin rus për hapje të qendrave të votimit në Transnistri

Takimet e Kongresit të deputetëve të Transnistrisë, një model vendimmarrës i epokës sovjetike, janë të rralla, por shpesh domethënëse. Një Kongres i deputetëve krijoi Transnistrinë në vitin 1990, duke ndezur një luftë midis separatistëve të mbështetur nga Moska dhe Republikës së sapolindur të Moldavisë dy vjet më vonë.

Asnjë vend nuk e njeh zyrtarisht Transnistrinë, ku Rusia ka pasur prani ushtarake për dekada të tëra. Aktualisht ka rreth 1,500 trupa.

Përpara të mërkurës, takimi më i fundit i kongresit ishte në vitin 2006, kur miratoi një referendum që kërkonte t'i bashkohej Rusisë. Kur politikanët transnistrisnë njoftuan papritur një takim të ri, analistët thanë se kjo mund të çojë në thirrje të reja për bashkim me Rusinë.

Kongresi kaloi një rezolutë duke i bërë apel Rusisë që t’u ofrojë mbi 220 mijë shtetasve rusë në Transnistria “mbrojtje më të madhe” nga autoritetet moldave.

“Transnistria do të vazhdojë të luftojë për identitetin e saj, të drejtat dhe interesat e qytetarëve të Transnistrias dhe nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e tyre, përkundër shantazheve apo presioneve të jashtme”, u tha në rezolutë, transmeton agjencia ruse “TASS”.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se “mbrojta e interesave të banorëve në Transnistria, të bashkëkombësve tanë, është një nga prioritetet tona”.

Autoritetet e Moldavisë e quajtën kongresin si një tentim për të krijuar “histeri”.

“Nuk ka rrezik për përshkallëzim apo destabilizim të situatës në këtë rajon të shtetit tonë”, ka shkruar në “Telegram” zëdhënësi, Daniel Voda. “Ajo që po ndodh në Tiraspol është ngjarje propagandistike”.

Edhe Mercenarët moldavë u bashkohen njësive ruse në Ukrainë Botë Mercenarët moldavë u bashkohen njësive ruse në Ukrainë

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matt Miller, tha të mërkurën se “SHBA po i përcjell me vëmendje veprimet e Rusisë në Transnistria”.

Pse Rusia është e interesuar për Moldavinë?

Nëse pushtimi i Ukrainës do të kishte shkuar siç ishte planifikuar, Rusia do të kishte pushtuar kryeqytetin Kiev brenda një dite dhe pjesën tjetër të vendit brenda javësh, duke përfshirë ato përgjatë vijës bregdetare të Ukrainës, deri në qytetin jugperëndimor të Odesës pranë Transnistrisë.

Komandanti i atëhershëm i Rajonit Qendror Ushtarak të Rusisë, gjeneralmajori Rustam Minnekaev, kishte thënë se një qëllim i të ashtuquajturit "operacion special ushtarak" ishte krijimi i një korridori përmes Ukrainës jugore për në Transnistri, pasi Rusia kërkon të ribashkohet me "bashkatdhetarët e saj" jashtë vendit.

Megjithëse Ukraina ndaloi përparimin e Moskës në Kherson, rreth 350 kilometra nga Transnistria, analistët kanë thënë se Rusia ka ruajtur planet për Moldavinë.

"Kremlini kërkon të përdorë Transnistrinë si satelit të kontrolluar nga Rusia që mund ta përdorë për të penguar procesin e pranimit të Moldavisë në BE, ndër të tjera”, paralajmëroi në një raport javën e kaluar Instituti për Studimin e Luftës, një institut me bazë në SHBA.

Ashtu siç Rusia e konsideroi të papranueshme në vitin 2014 ndryshimin e Ukrainës drejt BE-së, dhe përdori forcën ushtarake për ta parandaluar atë – po ashtu është e prirë ta parandalojë të njëjtën gjë në Moldavi. CNN vitin e kaluar pa një dokument të hartuar nga shërbimi rus i sigurisë, FSB, i cili detajonte planin e saj për ta destabilizuar Moldavinë dhe për të penguar animin e saj drejt Perëndimit.

Edhe Prapavija e Samitit të Evropës në Moldavi Botë Prapavija e Samitit të Evropës në Moldavi

Putini e justifikoi aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe operacionet ushtarake në Donetsk dhe Luhansk si një përpjekje për të mbrojtur qytetarët rusishtfolës në Ukrainën lindore, për të cilët ai pretendoi se ishin nën kërcënim nga Kievi.

Megjithatë, analistë komentojnë se situata në Transnistria është një kujtesë se si Moska deri më tani ka dështuar të arrijë qëllimet e saj kryesore të luftës.