Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Votohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen

deputete

Është votuar me 91 vota për në lexim të parë Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen. 

Në votim nuk ka marrë pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së.

Deputeti Përparim Gruda ka paraqitur propozimet për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen.

Ndër të tjera ka deklaruar se procesi 6-vjeçar në Gjykatën Speciale ka vërtetuar përtej çdo dyshimi se nuk kishte trafikim të organeve, akuzë mbi të cilën u themelua Gjykata Speciale. Ai ka thënë se tashmë Kosovës i është vënë një re tjetër e zezë e të cilën Kuvendi nuk duhet ta lejojë.

Ka deklaruar se nuk prishin asnjë detyrim ndërkombëtar me këtë veprim. 

Edhe Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet në Ligjin për Specialen Arbëri Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet në Ligjin për Specialen

“Jemi në rregull me të gjitha veprimet ndërkombëtare që ka ndërmarr Kosova dhe jemi në rregull me Kushtetutën”, ka thënë ai. Gruda ka bërë thirrje që të votohet në lexim të parë.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli ka rekomanduar që të miratohet në parim Projektligji në fjalë.

Të dielën nga PDK-ja që e ka iniciuar nismën për ndryshim të Ligjit, kanë thënë se presin që ai të miratohet të hënën në të dyja leximet. 

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pas miratimit të projektligjit, partia e tij është e gatshme për marrëveshje me Vetëvendosjen për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja.

Edhe PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit Arbëri PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit

Afati i fundit për zgjedhje të presidentit është 6 tetori.

Pas miratimit në parim Projektligjit duhet të shqyrtohet në disa komisione të Kuvendit, për t’u rikthyer në seancë për shqyrtim në lexim të dytë. 

Lexo përditësimet tjera
Dhjetë ligje në një seancë

LIVE: Votohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen