Qyteti ukrainas, Mariupol, tashmë është izoluar nga forcat ruse, ka deklaruar një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Banorëve të Mariupolit u është ndërprerë uji dhe energjia elektrike tash e disa ditë, raporton CNN.
Shtetet e Bashkuara po shohin se megjithëse ka pasur një rritje të bombardimeve dhe granatimeve të Mykolaivit, forcat ruse nuk kanë hyrë ende në këtë vend që cilësohet qytet kyç për t’u përdorur si pjesë e një sulmi të koordinuar kundër qytetit të Odessas.
Ky zyrtar më tej ka shtuar se trupat ruse po përpiqen ende të avancojnë në qytetet Kharkiv dhe Chernihiv, por ende po përballen me rezistencën ukrainase dhe po bëjnë më shumë përparim në jug të Ukrainës sesa kudo tjetër në vend.
Artikuj të ngjashëm