Zyrtarët ukrainas thanë më herët të shtunën se planifikonin të evakuonin civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, i cili pritet të bjerë në duart e forcave ruse në ditët në vijim.
Megjithatë, duket se përpjekja ka dështuar, shkruan Sky News.
Një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit fajësoi forcat ruse, duke thënë se 200 banorë ishin mbledhur për t'u evakuuar, por ushtria ruse u tha se mund të kishte bombardime.
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për përpjekje të shumta të dështuara për të ndihmuar civilët në siguri.
Në fillim të kësaj jave, Rusia pretendoi se kishte "çliruar" pjesën më të madhe të Mariupolit.
Rezistenca e fundit ukrainase është e izoluar në fabrikën e çelikut Azovstal dhe Ukraina ka thënë se forcat ruse tani po përpiqen ta sulmojnë kompleksin.
-
Bie fortifikata e fundit ukrainase në qytetin port
-
Rusia pretendon se e ka pushtuar tërësisht Mariupolin
-
Të paktën 100 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut “Azovstal”
-
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e çelikut në Mariupol
-
Kombet e Bashkuara me mision për të shpëtuar civilët nga fabrika e ferrit