Zyrtarë të lartë të Pentagonit kanë arritur në Ukrainë për të diskutuar mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, ka njoftuar Ushtria amerikane.
Ekipi, i udhëhequr nga sekretari i ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, pritet të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky,në Kiev të enjten kur ai të kthehet nga vizita në Turqi, raportoi BBC.
Të mërkurën u raportua se SHBA-ja dhe Rusia kishin përgatitur një plan të ri paqeje, që përfshinte lëshime të mëdha nga Ukraina. As Washingtoni dhe as Moska nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht një plan të tillë.
Në Kiev, Driscoll ka shkuar bashkë me shefin e shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Randy George, komandantin e ushtrisë amerikane për Evropë, gjenerali Chris Donahue, dhe majorin Michael Weimer.
Driscoll dhe gjenerali George janë zyrtarët më të lartë të ushtrisë amerikane që mbajnë bisedime në kryeqytetin e Ukrainës që kur presidenti Donald Trump mori detyrën.
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
1 shkurti – rundi i ardhshëm i bisedimeve për paqen në Ukrainë
-
Delegacioni ukrainas mbërrin në SHBA për bisedimet e paqes
-
Këshilltarët evropianë për sigurinë mbërrijnë në Kiev. Diskutojnë paqen dhe të ardhmen ekonomike
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë