Refuzimi i tij për t’u larguar nga Kievi - i përmbledhur nga komenti i tij: “Unë nuk kam nevojë për një udhëtim, kam nevojë për më shumë armatim” - galvanizoi rezistencën heroike ukrainase ndaj pushtimit, në kontrast me izolimin e presidentit rus Vladimir Putin në Kremlin dhe frymëzoi reagimin ndërkombëtar më të fortë sesa pritej
Ky është mesazhi i presidentit Volodymr Zelenskyy për Perëndimin dhe udhëheqësit e tij: Ne jemi të gjithë ukrainas.
Përderisa zhvillon luftën ekzistenciale për kombin e tij, Zelenskyy po përdor simbolikën patriotike, traumat historike dhe imazhet e idealizuara që njerëzit kanë për vendet e tyre për të përmbledhur gjendjen e dëshpëruar të tij.
Mendja e tij mjeshtërore politike, e shfaqur në fjalimin e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mërkurën, është e projektuar për ta trajtuar luftën jo si mosmarrëveshje konfuze dhe të largët, e lidhur në historinë konfuze të Rusisë së madhe, por si luftë të të gjithëve.
Pra, Zelenskyy e lidhi konfliktin me amerikanët, dëshiron t'i bëjë presion presidentit Joe Biden që të bëjë më shumë, duke krahasuar sulmet ajrore të pandalshme të Rusisë më 11 shtatorin - ose sulmin japonez në Pearl Harbor më 1941. Ai ndryshoi me mjeshtëri psikikën kombëtare të Amerikës duke përmendur thënien e Luther King Jr. “Unë kam një ëndërr”, për të realizuar ëndrrën e Ukrainës: sovranitetin dhe pavarësinë.
Teksa liderët perëndimorë shqetësohen për tërheqjen në luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë e armatosur me armë bërthamore, Zelenskyy po argumenton se tashmë është duke u zhvilluar luftë më e gjerë ekzistenciale që përfshin të gjithë - për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.
Dhe ndërsa ai kaloi në gjuhën angleze në fund të fjalimit të tij për t'iu drejtuar personalisht Bidenit, pasi iu referua kryeministrit Trudeau me emrin e tij të parë “Justin”, në një fjalim të ngjashëm me ligjvënësit kanadezë të martën, qëllimi më i thellë politik i strategjisë retorike të Zelenskyyt u bë i qartë.
Ai efektivisht po i vë në dijeni personalisht ata liderë se fati i tij, i popullit të tij dhe ekzistenca e vazhdueshme e Ukrainës do të jetojnë në ndërgjegjen e tyre - dhe varet nga vullneti i tyre për të mbrojtur parimet për të cilat ata flasin dhe mbi të cilat mbështeten demokracitë e tyre.
“Po i drejtohem presidentit Biden: Ju jeni lideri i kombit, i kombit tuaj të madh. Uroj që të jeni udhëheqësi i botës. Të jesh lider i botës, do të thotë të jesh lider i paqes”, tha Zelenskyy.
Lutjet e dëshpëruara
Udhëheqësi ukrainas është në turne virtual duke iu drejtuar legjislaturave kombëtare, teksa kërkon me dëshpërim masat e zonës së ndalimfluturimit dhe armë më të sofistikuara derisa ushtria ruse po godet pa mëshirë zonat civile dhe po rrethon qytetet.
Mesazhi i tij është i rrënjosur në frymën e titullit të gazetës franceze “Le Monde” pas sulmeve të 11 shtatorit më 2001 “Nous sommes tous Américains” – (Ne jemi të gjithë amerikanë). Ndërsa këtë herë ukrainasit janë nën sulm - vlerat për të cilat ata po luftojnë, liria nga tirania, demokracia dhe e drejta për të vdekur në pleqëri kur të vijë koha e tyre, siç tha Zelenskyy, ndahen nga të gjithë.
Siç ka bërë në fjalimet e tij para Parlamentit Evropian, si dhe ligjvënësve britanikë dhe atyre kanadezë, Zelenskyy të mërkurën u anua shumë në vetëperceptimin kombëtar dhe në mitologjinë patriotike të audiencës së tij.
“Mos harroni Pearl Harbor, mëngjesin e tmerrshëm të 7 dhjetorit 1941, kur qielli juaj u errësua nga aeroplanët që ju sulmuan. Vetëm mbani mend atë”, tha Zelenskyy, i veshur me bluzën me ngjyrë të gjelbër luftarake teksa foli nga kryeqyteti ukrainas nën bombardime.
“Kujtoni 11 shtatorin, një ditë të tmerrshme më 2001, kur e keqja u përpoq t'i kthente qytetet tuaja, territoret e pavarura, në fusha beteje. Kur njerëzit e pafajshëm u sulmuan, u sulmuan nga ajri”, shtoi Zelenskyy.
“Ashtu si askush tjetër nuk e priste, ju nuk mund ta ndaloni. Vendi ynë përjetoi të njëjtën gjë çdo ditë”.
Pika e Zelenskyyt është se tmerri i sulmit nga ajri është tronditës, i padiskutueshëm dhe i pandalshëm dhe tani po bie shi vdekjeje nga qielli i Ukrainës, ashtu siç bëri kundër amerikanëve në Hawaii dhe në qytetin New York dhe në zonën e Uashingtonit. Fuqia dhe logjika e argumentit të tij ishin të pamundura të injoroheshin. Por një pjesë e tragjedisë së Ukrainës dhe e Zelenskyyt është realiteti i gjeopolitikës. Bideni dhe shumica e liderëve në Kongres e kanë përjashtuar idenë e zonës për të ndaluar fluturimin mbi Ukrainën joanëtare të NATO-s si shumë të rrezikshme, pasi mund të detyrojë pilotët amerikanë të rrëzojnë avionët rusë. Konfrontime të tilla mund të shkaktojnë një cikël përshkallëzimesh që do të rrezikonte Luftën e Tretë Botërore dhe një shkëmbim bërthamor që mund të rrezikonte njerëzimin.
Megjithatë, imazhet e fuqishme kombëtare të Zelenskyyt mund të jenë më vendimtare në ndërtimin e mbështetjes për një plan të bllokuar gjithashtu nga administrata, për ish-anëtarët e Paktit të Varshavës të NATO-s për të dërguar avionë të epokës sovjetike në Ukrainë.
Transformimi politik
Zelenskyy u pa shpesh si naiv dhe pak i larguar nga thellësia e tij kur mori detyrën. Ish-presidenti Donald Trump, i cili mbetet hero për shumë nga anëtarët e republikanëve që ndoqën fjalimin e Zelenskyyt në heshtje të rrëmbyer, u përpoq ta zhvaste atë me premtimin e ndihmës ushtarake amerikane për ta detyruar atë të hapte hetimet e motivuara politikisht për Bidenin dhe djali i tij Hunterin. Truku i ndyrë i sezonit të fushatës çoi në hetimin e parë për shkarkimin e Trumpit. Mirëpo pasi fillimisht nënvlerësoi shanset e pushtimit rus - për zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara - Zelenskyy, me jetën e tij në rrezik, ka arritur momentin e tij si pak liderë politikë modernë.
Refuzimi i tij për t’u larguar nga Kievi - i përmbledhur nga komenti i tij: “Unë nuk kam nevojë për një udhëtim, kam nevojë për më shumë armatim” - galvanizoi rezistencën heroike ukrainase ndaj pushtimit, në kontrast me izolimin e presidentit rus Vladimir Putin në Kremlin dhe frymëzoi reagimin ndërkombëtar më të fortë sesa pritej.
Aftësia e tij për të korrigjuar frontin e huaj kundër Rusisë mbështetet në mjete të zhdërvjellëta retorike, si aludimi i tij i fuqishëm të mërkurën për lëvizjen e të drejtave civile, në një apel të drejtpërdrejtë për ligjvënësit amerikanë, të cilët shpesh thërrasin Dr. King, por jo gjithmonë i përmbushin frymën e saj dhe detyrimet e kërkuara nga trashëgimia e tij.
“Kam një ëndërr” - këto fjalë i di secili prej jush. Sot mund të them: kam nevojë, më duhet të mbroj qiellin tonë. Kam nevojë për vendimin tuaj, ndihmën tuaj, që do të thotë saktësisht e njëjta gjë. Të njëjtën gjë e ndien kur dëgjon fjalët “Kam një ëndërr”.
Objekti i Zelenskyyt me psikologjinë patriotike - gjithashtu përmendi fytyrat e presidentëve të mëdhenj të SHBA-së në malin Rushmore për të shprehur vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës - tani nuk është befasi.
Të martën ai u kërkoi ligjvënësve kanadezë të imagjinonin se si do të ishte nëse Vankuveri do të ishte nën rrethim ose nëse marka tregtare e Torontos “CN Tower” do të bombardohej. Kur foli me Parlamentin Evropian, ai kanalizoi ndjenjën e bllokut se ai përmbledh një qëllim të lartë mbi parimet thjesht kombëtare. Ukraina mund të mos jetë ende pjesë e Bashkimit Evropian, argumentoi ai, por ajo tashmë po bën më shumë se çdo anëtar tjetër për të mbrojtur vlerat e saj.
“Të provoni se jeni me të vërtetë evropianë dhe atëherë jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën”, tha ai.
Dhe në adresimin para Parlamentit britanik, Zelenskyy tërhoqi analogji me kryeministrin e kohës së luftës, Winston Churchill, dhe me qëndrimin e vetmuar të vendit kundër tiranisë naziste në vitin 1940. “Ne do të luftojmë në pyje, në brigje, në rrugë”, tha ai, duke i bërë jehonë fjalimit të famshëm të Churchillit, në të cilin burrështetasi i madh bëri thirrje gjithashtu për ndihmë nga “Bota e re” - Amerika - ashtu siç po bën Zelenskyy tani.
Zelenskyy, i cili është bërë vetë një hero shekspirian, shpiku vargun më të famshëm të dramaturgut “Të jesh ose të mos jesh” në një thirrje tjetër për krenarinë kombëtare të britanikëve. Siç bëri në atë fjalim dhe gjithashtu të mërkurën, ai iu lut botës që të nderonte zgjedhjen e ukrainasve që kishin zgjedhur jetën dhe sovranitetin - ose me fjalët e Hamletit thjesht, “të jesh”.
Përktheu: Albina Sahiti