Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Turp ju qoftë”: Si po i përdor fjalimet Zelensky për ta marrë atë që i nevojitet

Derisa ushtria e tij po lufton fuqishëm në shumë qytete të Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një “luftë informacioni” mbi kryeqytetet e botës perëndimore, shkruan të enjten BBC.

Ai u është adresuar 10 parlamenteve në dy javë, duke marrë duartrokitje në secilën prej tyre.

Drejtpërdrejt nga videolidhjet nga kryeqyteti i rrethuar, me një bluzë të gjelbër, ai shpesh përshëndet me grushtin e shtrënguar. Ndërsa duartrokitjet vazhdojnë, ai zhduket. Ai është një burrë në nxitim me çështje ekzistenciale me të cilat duhet të merret.

“Ai di ta mishërojë shpirtin e kombit”, ka thënë Jonathan Eyal nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve. “Jo vetëm në fjalim, por edhe në mënyrën si paraqitet në sfond ku flet”.

Image

Njëjtë, por ndryshe

Edhe Zelenskyy prek në pikat e dobëta të amerikanëve Botë Zelenskyy prek në pikat e dobëta të amerikanëve

Fjalimet të cilat filluan me një adresim para deputetëve në Londër më 3 mars, kanë një qëllim të përbashkët – të marrë mbështetje ndërkombëtare – dhe presidenti Zelensky vazhdon me një seri mesazhesh krahasuese.

Nga rrëzimi i Murit të Berlinit deri te sulmet e 11 shtatorit në New York dhe Washington, Zelensky prek në ngjarjet kulmuese të një vendi dhe traumat.

Në Paris të mërkurën, ai thirri në moton kombëtare “liri, barazi, vëllazëri”. Në Japoni, ai ngriti ngjarjen e katastrofës bërthamore.

Zelensky nuk harxhon kohë për të arritur te pika kryesore. Brenda një apo dy minute të adresimit në Londër, ai krahasoi 13 ditët e luftës në Ukrainë me Betejën e Britanisë, beteja përcaktuese e vendit në Luftën e Dytë Botërore.

Përmes fjalëve të Shakespearet, ai arriti te Winston Churchilli.

Fuqia e turpit

“Në secilin nga fjalimet, ai po thotë se çfarë personi je ti?” ka thënë Naomi Claire Lazar, profesoreshë e marrëdhënieve publike dhe ndërkombëtare në Universitetin e Ottawas, e cila studion retorikën politike. “Çfarë lloj kombi jeni ju?

Në fjalimin para Kongresit të Kombeve të Bashkuara iu referua Pearl Harbourit, Martin Luther Kingut dhe Mount Rushmoret. Presidenti Zelensky i tërhoqi vëmendjen audiencës së tij në një gjuhë të qartë jodiplomatike. "Ne kërkojmë një përgjigje", u lut ai. "Për përgjigjen ndaj terrorit. A është kjo shumë për të kërkuar?

Duke iu drejtuar Dhomës së Deputetëve italianë të martën, Zelensky theksoi se anëtarët e rrethit të Putinit i kanë shijuar pushimet në Itali.

"Mos u bëni vendpushim për vrasës", qortoi ai.

Si president i një vendi që vuan nga një pushtim i paprovokuar, thotë Lazar, Zelensky e ka fituar të drejtën. "Nuk mund të hysh në legjislaturat e huaja dhe të thuash turp për ju", thotë Lazari.

Edhe Një Churchill modern? Zelenskyy vlerësohet si komunikues i luftës Botë Një Churchill modern? Zelenskyy vlerësohet si komunikues i luftës

Nga këndvështrimi i tij unik, si udhëheqës i një vendi që sapo është pushtuar, pa provokime, është ndoshta e kuptueshme që Zelensky ndjen nevojën për ta shkundur çdo ndjenjë nga audienca e tij.

"Unë mendoj se ka pak zhgënjim tek ai dhe ekipi i tij", thotë Orysia Lutsevych nga grupi i mendimit Chatham House. "Ata nuk ndjejnë se njerëzit janë tronditur mjaftueshëm".

Duartrokitjet

Me secilin fjalim të tij, të bashkëshkruar nga këshilltari Smytro Litvin, Zelensky pushtonte audiencën: politikanët e elektrizuar nga retorika e tij e drejtpërdrejtë dhe të fiksuar gjithashtu në qendër të vëmendjes së pakëndshme të zemërimit të drejtpërdrejt të liderit ukrainas.

Ai flet në gjuhën ukrainase dhe shmang kostumet që zakonisht lidhen me këtë lloj spektakli politik. Është një transformim i jashtëzakonshëm për një politikan, vlerësimi i të cilit kishte rënë për muaj të tërë para fillimit të luftës.

Deri para luftës, e kaluara e Zelenskyt si aktor komik shpesh ndihej si një pengesë. Nën sulm, është befas një aset.

Performanca e tij me thjeshtësinë që prezanton, nxjerr mesazhin “bëni më shumë për të na ndihmuar”.

“Ai po përpiqet ta krijojë këtë lloj presioni nga poshtë. Presioni i brendshëm mbi qeveritë, i cili është veçanërisht i rëndësishëm, sepse ajo që ai po kërkon është shumë e shtrenjtë”, ka thënë Lazar.

Rendi i ditës

Zelensky nuk u nis në këtë turne virtual nëpër legjislaturat e botës për të marrë simpati. Ukraina po lufton për ekzistencën e saj, dhe mund ta vazhdojë atë vetëm me asistencë ushtarake nga aleatët.

Për disa javë, Zelensky i ka kërkuar NATO-s vënien e zonës së ndalim-fluturimin mbi Ukrainë. Ai e di se nuk do ta marrë një gjë të tillë. Por, ai mund ta marrë një gjë tjetër të mirë. “Unë mendoj se ata po thonë jo zonën së ndalim-fluturimit sepse nëse është një jo, çfarë japin ata në shkëmbim?” pyet Lutsevych. “Mendoj se kjo është strategjia”.

Edhe Zelensky: Besoj se Amerika do t’i kapërcejë kontradiktat dhe frikërat lidhur me Rusinë Botë Zelensky: Besoj se Amerika do t’i kapërcejë kontradiktat dhe frikërat lidhur me Rusinë

Përpjekjet për të përmirësuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës po bëhen. Jonathan Eyal thotë se qasja e vazhdueshme e Zelenskyt po shpërblehet.

Në takimin e liderëve perëndimore për të diskutuar për luftën, “agjenda do të jetë pikërisht se çfarë pajisjesh duhet t’i dërgohen atij”.