Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka urdhëruar shefin e ri të shërbimit të gardës shtetërore të Ukrainës që të pastrojë radhët e saj nga njerëzit që e diskreditojnë atë, pasi dy oficerë të saj ishin akuzuar për komplot për të vrarë zyrtarë të lartë.
Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SBU) ka thënë muajin e kaluar se kishte kapur dy pjesëtarë të shërbimit të rojës të akuzuar për bashkëpunim me Rusinë për të komplotuar vrasjen e Zelenskyt dhe zyrtarëve të tjerë, duke përfshirë shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov. Shërbimi i rojës ofron siguri për zyrtarë të ndryshëm të qeverisë, raporton The Guardian.
Vrasja e Zelenskyt ishte menduar si një "dhuratë" për Vladimir Putin, presidentin rus, inaugurimi i të cilit u bë në Kremlin muajin e kaluar për herë të pestë, ka deklaruar SBU-ja.
Duke prezantuar Kolonelin Oleksiy Morozov para stafit të hënën, Zelensky ka thënë se objektivi i tij kryesor ishte të siguronte që vetëm ata që e shohin të ardhmen e tyre të lidhur me Ukrainën t'i bashkohen agjencisë.
"Dhe, sigurisht, agjencia duhet të pastrohet nga kushdo që nuk zgjedh Ukrainën për vete ose diskrediton shërbimin e rojeve shtetërore”, ka shkruar ai në Telegram.
Zelensky shkarkoi paraardhësin e Morozov, Serhiy Rud në maj, dy ditë pasi SBU-ja arrestoi punonjës të agjencisë për të cilët tha se punonin për Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë dhe zbuluan informacione të klasifikuara.
-
Pengohet komploti rus për vrasjen e Zelenskyt, thotë Kievi
-
Pas protestave, Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase
-
Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Zelensky e kthen medaljen shtetërore të Polonisë