Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka “pyetje të cilave duhet t’u përgjigjet” lidhur me korrupsionin në qeverinë e tij, ka thënë për BBC-në ish-ministri i shkarkuar i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.
Fedorov, një ministër i njohur që modernizoi forcat e armatosura dhe ishte pionier i luftës me dronë, u shkarkua muajin e kaluar pasi, sipas raportimeve, u përplas me kreun e forcave të armatosura të Ukrainës.
Ai i ka thënë BBC-së se një hetim për pastrim parash, i njoftuar javën e kaluar, ngre pikëpyetje mbi atë se sa në dijeni ishte Zelensky për korrupsionin e mundshëm në rrethin e tij të ngushtë.
Fedorov ka përsëritur gjithashtu se “demokracia nuk duhet të jetë peng i Putinit”, por nuk ka pranuar të deklaronte ambiciet e tij politike, vetëm disa ditë pasi kishte publikuar një video ku bënte thirrje për zgjedhje në Ukrainë.
Mbështetësit e tij kanë protestuar çdo javë në rrugët e Kievit që prej shkarkimit të tij, duke i bërë thirrje presidentit ta rikthejë në detyrë.
Edhe
Ukraina heq dorë nga NATO-ja
I pyetur nëse i mungonte posti i mëparshëm, 35-vjeçari është përgjigjur: “Jo”, duke përmendur stresin e pandërprerë të menaxhimit të luftës së Ukrainës me Rusinë, ndërsa njëkohësisht po transformonte ministrinë e Mbrojtjes.
Protestat kanë përfunduar të mërkurën, pasi u konfirmua pasardhësi i Fedorovit, disa orë pasi ai publikoi një video në YouTube ku bënte thirrje për reforma politike.
Ukraina është nën ligjin ushtarak që prej pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia në vitin 2022, çka do të thotë se zgjedhjet janë pezulluar.
Por Fedorov ka thënë se ishte “e drejta e tij morale” të niste diskutimin për zgjedhjet.
“Ne nuk duhet të kemi frikë të diskutojmë për këtë. Kjo është pikërisht ajo që do të thotë demokracia.
Nëse nuk mund t’i ndaj idetë e mia dhe të flas hapur për to me shoqërinë time, atëherë për çfarë po luftojmë?”
Nëse zgjedhjet nuk do të mbaheshin kurrë, tha ai, “atëherë ne nuk jemi më demokraci”.
Në deklaratën e tij të mëparshme me video, Fedorov kishte argumentuar se “njerëzit nuk mund të jetojnë pafundësisht në një gjendje ku nuk e kuptojnë pse merren vendime të caktuara”.
Edhe
Përçarja në rritje midis Trumpit dhe Evropës është një dhuratë për Putinin
Ai ka shmanguur të kritikuarit në mënyrë të drejtëpërdrejtë të presidentit dhe ka refuzuar të përgjigjej nëse e mbështet Zelenskyn për të fituar zgjedhjet nëse ato mbahen.
Videoja e Fedorovit, në të cilën ai ka vërë në dukje korrupsionin politik javën e kaluar, është publikuar në të njëjtën ditë kur është njoftuar një hetim për pastrim parash ndaj ligjvënësve dhe bankierëve.
Byroja kundër korrupsionit në Ukrainë ka thënë se kishte zbuluar një skemë për përvetësimin e më shumë se 3 milionë dollarëve, në monedhën ukrainase, për të paguar garancinë për një ish-ministër të Energjisë, i akuzuar për pastrim parash.
Një zyrtar i lartë në zyrën e Zelenskyt, i cili dyshohet se ishte i përfshirë, është shkarkuar.
Fedorov ka thënë se rasti ngre pikëpyetje mbi atë se sa në dijeni ishte presidenti për korrupsionin e mundshëm në rrethin e tij të ngushtë.
“Le t’i përgjigjet ai kësaj pyetjeje... Besoj se ai është i gatshëm për pyetje të tilla. Është përgjegjësia e tij të na tregojë të gjithëve nëse ishte në dijeni të gjithë kësaj apo jo... Nuk dua të bëj asnjë supozim”, është shprehur Fedorov.
Fedorov pretendon se kishte çrrënjosur elemente të korrupsionit nga prokurimet e mbrojtjes, por ka paralajmëruar korrupsioni ende po ndikon në kapacitetet e Ukrainës në vijën e frontit.
Edhe
Sulme të fshehta në det, kush po i gjuan peshkatarët ekuadorianë?
Ish-ministri ka thënë se nuk kishte pasur kontakt me presidentin për “disa javë” dhe se nuk kishte prova që presidenti të ishte personalisht i korruptuar.
“Gjatë gjithë kohës që kam punuar me të, as edhe një herë të vetme nuk kam marrë prej tij ndonjë detyrë apo udhëzim që do të ishte në kundërshtim me ligjin ose me ndjenjën time të integritetit. Pra, kjo është përvoja ime personale me të", ka deklaruar Fedorov.