Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Ukraina mban komunikim të përditshëm me SHBA-në

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, Florida, 28 dhjetor 2025

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, Florida, 28 dhjetor 2025

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij vazhdon të ketë komunikim të përditshëm me negociatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Administrata e presidentit Donald Trump po bën përpjekje për ta finalizuar marrëveshjen e paqes që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, që ka hyrë në vitin e katërt. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bisedimet për paqe udhëhiqen nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner. 

Zelensky ka theksuar se Ukraina nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pengesë për diplomacinë ndërsa ka shtuar se partneritetet ndërkombëtare të Ukrainës funksionojnë në nivelin më të lartë. 

Njoftimi i presidentit ukrainas u bë në kohën kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi të shtunën se gjatë natës është goditur depoja ruse e naftës, Zhutovskaya. 

Sipas njoftimit në Telegram, kjo depo furnizon me karburant forcat ruse dhe dëmet në të janë ende duke u vlerësuar. 

Ky sulm ndodhi një ditë pasi Rusia bombardoi Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën katër persona u vranë në kryeqytet.