Presidenti Volodymyr Zelensky, deklaroi të enjten se ekziston potenciali për të avancuar ushtria ukrainase, duke iu shkaktuar humbje të reja forcave ruse, raportoi BBC-ja.
Nëpërmjet një videomesazhi, Zelensky tha se Rusisë do t’i mbarojë potenciali për të gjitha format e agresionit, përfshirë “veprimet sulmuese në front dhe terrorit ndaj qyteteve ukrainase”.
Pas takimit me komandantët e përgjithshëm të ushtrisë, Zelensky potencoi se senatorët amerikanë paraqitën një projekt-rezolutë për njohjen e veprimeve ruse si gjenocid.
“Rezoluta thekson se veprimet e Rusisë në Ukrainë, të cilat përfshijnë deportimin e detyruar në Rusi dhe vrasjen e civilëve gjatë mizorive masive, përbëjnë gjenocid kundër popullit të Ukrainës”, tha ai.
Të mërkurën, zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, foli në Kongresin amerikan, duke bërë thirrje që Ukrainës t’i jepen më tepër armë dhe sisteme kundërajrore.
Britania e Madhe të enjten njoftoi se do ta furnizojë Ukrainën me armatime të ndryshme, derisa SHBA-ja ia ka nisur edhe katër sisteme raketore HIMARS.
-
Zelensky: Ukraina vendos se kush e përfaqëson Evropën në bisedime me Rusinë
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik
-
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Zelensky: Tani më shumë se kurrë ka shans për paqe
-
Rusia ka mjaftueshëm guxim sa të eskalojë luftën, paralajmëron Zelensky