Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar të martën Rusinë se po “përpiqet të blejë kohë” në mënyrë që të “vazhdojë luftën”, ka raportuar The Guardian.
“Është e qartë se Rusia po tenton të blejë kohë me qëllimin për të vazhduar luftën dhe okupimin”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në rrjete sociale.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se Zelensky ka thënë se lufta duhet të përfundojë në tavolinën e negociatave, porse duhet të ketë propozime të qarta dhe realiste në tavolinë, si dhe bëri thirrje për më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë.
Lideri ukrainas ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, dhe se do të flasë me më shumë aleatë më vonë gjatë ditës së martë.
-
Zelensky: Rusia po synon ta zgjasë luftën
-
Zelensky kërkon shtyerjen e bisedimeve me Rusinë
-
Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet
-
Sot dita e dytë e negociatave me Rusinë, Zelensky thotë se Trumpi po i bën presion Ukrainës
-
Liderët evropianë akuzojnë Putinin për zvarritje të diplomacisë