Është zhvilluar të mërkurën në Gjenevë dita e dytë e bisedimeve të paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e SHBA-së. Për dallim nga dita e parë të martën, në ditën e dytë bisedimet kanë zgjatur vetëm dy orë, teksa palët janë shprehur se ato ishin të vështira. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë pas takimit se nuk është arritur asnjë marrëveshje për çështjet më të rëndësishme, ndërkaq kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky ka thënë se shumë shpejtë bisedimet do të vazhdojnë, por pa dhënë ndonjë datë të re. Lufta në Ukrainë javën e ardhshme hyn në vitin e saj të pestë, teksa numri i viktimave nga sulmet e vazhdueshme ruse po vazhdon të rritet.
Negociatorët nga Ukraina dhe Rusia pritet të nisnin ditën e dytë të bisedimeve në Gjenevë të mërkurën, teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion të padrejtë ndaj tij për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare.
Bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Zvicër po zhvillohen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar dy herë ditët e fundit se i takon Ukrainës dhe Zelenskyt të ndërmarrin hapa për të siguruar suksesin e negociatave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për Axios, të publikuar të martën, Zelensky është cituar të ketë thënë se “nuk është e drejtë” që Trumpi vazhdimisht i bën thirrje publike Ukrainës, dhe jo Rusisë, për të bërë lëshime në negociimin e kushteve të një plani paqeje.
Zelensky ka thënë gjithashtu se çdo plan që do të kërkonte nga Ukraina të hiqte dorë nga territore që Rusia nuk i ka pushtuar në rajonin lindor të Donbasit do të refuzohej nga ukrainasit nëse do të vihej në referendum.
“Shpresoj që kjo të jetë vetëm taktikë e tij dhe jo një vendim”, ka cituar Axios fjalët e Zelenskyt në intervistë.
Mirëpo ai e ka falënderuar sërish Trumpin për përpjekjet e tij për paqe dhe i ka thënë Axios se bisedat e tij me negociatorët e lartë amerikanë, të dërguarin Steve Ëitkoff dhe dhëndrin e presidentit, Jared Kushner, nuk përfshinin të njëjtin lloj presioni.
Takimi në Gjenevë pason dy runde bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Abu Dhabi, të cilat përfunduan pa një përparim të madh, pasi palët mbetën larg njëra-tjetrës në një nga çështjet kryesore, që është kontrolli i territorit në Ukrainën lindore.
Ndërkohë, herët të mërkurën, Ëitkoff ka thënë se përpjekjet e Trumpit për të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve po jepnin fryte.
“Suksesi i presidentit Trump në bashkimin e të dyja palëve të kësaj lufte ka sjellë përparim domethënës dhe ne jemi krenarë të punojmë nën udhëheqjen e tij për të ndalur vrasjet në këtë konflikt të tmerrshëm”, ka shkruar ai në X.
Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë për çështjet kryesore në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Gjenevë.
"Mund të shohim se është bërë njëfarë pune bazë, por për momentin qëndrimet ndryshojnë, sepse negociatat nuk ishin të lehta", u ka thënë presidenti ukrainas gazetarëve pas përfundimit të bisedimeve, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Ai ka përmendur fatin e territoreve të pushtuara në lindje të Ukrainës dhe të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, të cilin Rusia e ka marrë nën kontroll, si çështjet "e ndjeshme" të pazgjidhura në bisedimet e paqes.
Të mërkurën në Gjenevë është mbajtur dita e dytë e një rundi të ri bisedimesh ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, pala ruse i quan “të vështira”
Bisedimet e paqes në Gjenevë të cilat të mërkurën ishin në ditën e dytë, kanë përfunduar.
Agjencia Reuters ka cituar një zyrtar ukrainas të ketë thënë se bisedimet kanë zgjatur rreth dy orë.
Ndërkaq kryenegociatori kryesor i Moskës, Vladimir Medinsky, ka deklaruar pas përfundimit të tyre se bisedimet ishin “të vështira” por se ato do të vazhdojnë “së shpejti”.
“Negociatat zgjatën dy ditë: shumë gjatë dje në formate të ndryshme, dhe rreth dy orë sot. Ishin të vështira, por profesionale”, është cituar të ketë thënë ai.
Medinsky ka shtuar se takimi i radhës do të mbahet së shpejti.