I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka thënë se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë "sjellur përparim domethënës" për t'i dhënë fund luftës, ndërsa të dyja palët po përgatiten për ditën e dytë të negociatave në Gjenevë të mërkurën.
"Suksesi i presidentit Trump në bashkimin e të dyja palëve të kësaj lufte ka sjellë përparim domethënës dhe ne jemi krenarë që punojmë nën udhëheqjen e tij për të ndaluar vrasjet në këtë konflikt të tmerrshëm", ka shkruar Witkoff në X.
Shpresat për përparim gjatë bisedimeve janë të pakta, pasi Kremlini nuk është lëkundur nga kërkesat e tij maksimaliste për territorin ukrainas.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit ka sugjeruar se i takon Ukrainës të sigurojë që bisedimet në Zvicër të jenë të suksesshme, pa përmendur Rusinë.
Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendit të tij po i kërkohet të bëjë kompromise joproporcionale krahasuar me Rusinë.
Edhe
Vetëm një çështje ka mbetur për t’u negociuar për Ukrainën, thotë i dërguari i Trumpit
Rusia ka pushtuar afërsisht 20% të Ukrainës, duke përfshirë pjesë të mëdha të rajonit lindor të Donbasit.
Kremlini dëshiron që Ukraina të dorëzojë pjesën tjetër të rajonit, gjë që Ukraina e ka përjashtuar.
Ukraina thotë se garanci të forta sigurie nga Perëndimi, përfshirë SHBA-në, duhet të vijnë përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje me Rusinë.
Zelensky i ka thënë të martën mediumit Axios se nuk ishte "e drejtë" që Trumpi vazhdonte t'i bënte thirrje Ukrainës të ndërmjetësonte një marrëveshje, duke shtuar se paqja e qëndrueshme nuk do të arrihej nëse "fitorja" thjesht i jepej Rusisë.
"Shpresoj se është vetëm taktika e tij dhe jo vendimi", ka thënë Zelensky.
Edhe
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
E në një deklaratë në mediat sociale të martën në mbrëmje, negociatori kryesor ukrainas Rustem
Umerov ka thënë se dita e parë e bisedimeve u përqendrua në "çështje praktike dhe mënyrën e zgjidhjeve të mundshme".