---
description: I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka thënë se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë "sjellur përparim domethënës" për t'i dhënë fund luftës, ndërs
title: Bisedimet për Ukrainën - Witkoff thotë se është bërë “përparim domethënës”
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/22/17e5dbff-f2b2-4314-bf0a-1e3a8347db08.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Bisedimet për Ukrainën - Witkoff thotë se është bërë “përparim domethënës”

![Steve Witkoff](https://resources.koha.net/images/2026/January/22/17e5dbff-f2b2-4314-bf0a-1e3a8347db08.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 18 shkurt 2026 07:56
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 18 shkurt 2026 07:56
- Shpërndaje në:

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka thënë se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë "sjellur përparim domethënës" për t'i dhënë fund luftës, ndërsa të dyja palët po përgatiten për ditën e dytë të negociatave në Gjenevë të mërkurën.

"Suksesi i presidentit Trump në bashkimin e të dyja palëve të kësaj lufte ka sjellë përparim domethënës dhe ne jemi krenarë që punojmë nën udhëheqjen e tij për të ndaluar vrasjet në këtë konflikt të tmerrshëm", ka shkruar Witkoff në X.

Shpresat për përparim gjatë bisedimeve janë të pakta, pasi Kremlini nuk është lëkundur nga kërkesat e tij maksimaliste për territorin ukrainas.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit ka sugjeruar se i takon Ukrainës të sigurojë që bisedimet në Zvicër të jenë të suksesshme, pa përmendur Rusinë.

Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendit të tij po i kërkohet të bëjë kompromise joproporcionale krahasuar me Rusinë.

[Edhe ![Vetëm një çështje ka mbetur për t’u negociuar për Ukrainën, thotë i dërguari i Trumpit](https://resources.koha.net/images/2026/January/22/17e5dbff-f2b2-4314-bf0a-1e3a8347db08.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 jan 2026 Vetëm një çështje ka mbetur për t’u negociuar për Ukrainën, thotë i dërguari i Trumpit](https://www.koha.net/bote/vetem-nje-ceshtje-ka-mbetur-per-tu-negociuar-per-ukrainen-thote-i-derguari-i-trumpit)

Rusia ka pushtuar afërsisht 20% të Ukrainës, duke përfshirë pjesë të mëdha të rajonit lindor të Donbasit.

Kremlini dëshiron që Ukraina të dorëzojë pjesën tjetër të rajonit, gjë që Ukraina e ka përjashtuar.

Ukraina thotë se garanci të forta sigurie nga Perëndimi, përfshirë SHBA-në, duhet të vijnë përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje me Rusinë.

Zelensky i ka thënë të martën mediumit Axios se nuk ishte "e drejtë" që Trumpi vazhdonte t'i bënte thirrje Ukrainës të ndërmjetësonte një marrëveshje, duke shtuar se paqja e qëndrueshme nuk do të arrihej nëse "fitorja" thjesht i jepej Rusisë.

"Shpresoj se është vetëm taktika e tij dhe jo vendimi", ka thënë Zelensky.

[Edhe ![Emisarët amerikanë takohen me Zelenskyn pas bisedimeve me Putinin](https://resources.koha.net/images/2026/November/12/a2124cd5-3a8f-473a-b617-022734e2b5d2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 12 nën 2026 Emisarët amerikanë takohen me Zelenskyn pas bisedimeve me Putinin](https://www.koha.net/bote/emisaret-amerikane-takohen-me-zelenskyn-pas-bisedimeve-me-putinin)

E në një deklaratë në mediat sociale të martën në mbrëmje, negociatori kryesor ukrainas Rustem

Umerov ka thënë se dita e parë e bisedimeve u përqendrua në "çështje praktike dhe mënyrën e zgjidhjeve të mundshme".

[#Steve Witkoff](https://www.koha.net/tag/steve-witkoff) [#Lufta ne Ukraine](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-ukraine) [#bisedimet e paqes](https://www.koha.net/tag/bisedimet-e-paqes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Zelensky shprehet i gatshëm për negociata, bën thirrje për bisedime trepalëshe](https://resources.koha.net/images/2026/October/20/35795812-0c3b-4efb-96e8-4e74cb0e2c7e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 tet 2026 Zelensky shprehet i gatshëm për negociata, bën thirrje për bisedime trepalëshe](https://www.koha.net/bote/zelensky-shprehet-i-gatshem-per-negociata-ben-thirrje-per-bisedime-trepaleshe)
- [![Emisarët amerikanë të inkurajuar pas takimeve në Moskë e Kiev](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/39d03185-c6dd-4b4f-947f-d92765e12e71.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 sht 2026 Emisarët amerikanë të inkurajuar pas takimeve në Moskë e Kiev](https://www.koha.net/bote/emisaret-amerikane-te-inkurajuar-pas-takimeve-ne-moske-e-kiev)
- [![Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Kiev, priten nga Zelensky](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/7dfde96a-0aed-4393-8cbb-581bc682e986.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 sht 2026 Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Kiev, priten nga Zelensky](https://www.koha.net/bote/te-derguarit-e-trumpit-mberrijne-ne-kiev-priten-nga-zelensky)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-2369)

[Kulturë.]() [Zëri i Elbenita Kajtazit dridh sallën private për Operën pesëvjeçare](https://www.koha.net/kulture/zeri-i-elbenita-kajtazit-dridh-sallen-private-per-operen-pesevjecare)

[Opinion.]() [Të rinjtë janë të gatshëm të udhëheqin të ardhmen – sistemet tona duhet të përshtaten](https://www.koha.net/opinion/te-rinjte-jane-te-gatshem-te-udheheqin-te-ardhmen-sistemet-tona-duhet-te-pershtaten)

[Arbëri.]() [Moti sot](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-205)

[Arbëri.]() [Diskutime deri në mesantë, Kuvendi e miraton në parim Projektbuxhetin e 2027-s](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-e-miraton-ne-parim-projektbuxhetin-e-2027-s)

[Arbëri.]() [Kuvendi miraton vendosjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-miraton-vendosjen-e-masave-te-emergjences-ne-furnizimin-me-energji)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Bisedimet për Ukrainën - Witkoff thotë se është bërë “përparim domethënës”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/bisedimet-per-ukrainen-witkoff-thote-se-eshte-bere-perparim-domethenes","datePublished":"2026-02-18T07:56:17+01:00","dateModified":"2026-07-11T07:00:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":356,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka thënë se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë \"sjellur përparim domethënës\" për t'i dhënë fund luftës, ndërs","url":"https://www.koha.net/bote/bisedimet-per-ukrainen-witkoff-thote-se-eshte-bere-perparim-domethenes","keywords":"Steve Witkoff, Lufta ne Ukraine, bisedimet e paqes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/22/17e5dbff-f2b2-4314-bf0a-1e3a8347db08.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
