Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga një takim midis delegacioneve ukrainase dhe ruse që do të mbahet të hënën.
“Do të them sinqerisht, si gjithmonë: nuk besoj shumë në rezultatin e këtij takimi, por le të provojnë. Në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël”, tha Zelensky. “Dhe derisa djemtë tanë janë atje, presidenti është këtu, shefi i shtabit është këtu, kryeministri është këtu, ushtria është këtu, komandanti i përgjithshëm është këtu. Të gjithë do të mbrojmë shtetin dhe kufijtë tanë”, shtoi ai.
Më herët të dielën, zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale.
-
Zelensky: Besoj se Amerika do t’i kapërcejë kontradiktat dhe frikërat lidhur me Rusinë
-
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë
-
Zelensky: Tani më shumë se kurrë ka shans për paqe
-
Zelensky përcakton vijat e kuqe të Ukrainës