Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur pro arritjes së paqes dhe sigurisë me Rusinë, duke bërë thirrje që vendet evropiane të ndihmojnë në këtë drejtim.
Pas diskutimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, Zelensky u shpreh se ka rënë dakord që të punohet ngushtë për arritjen e paqes.
“Me presidentin francez Emmanuel Macron patëm një diskutim të hollësishëm për situatën në fushëbetejë dhe përparimin e forcave ukrainase në operacionin e Kurskut. I shpreha mirënjohje presidentit Macron dhe populli francez për mbështetjen e palëkundur, e cila jo vetëm po ndihmon për të shpëtuar jetë, por edhe të na sjellë më afër paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Evropë”, ka deklaruar Zelensky në rrjetin social X.
Ai ka shtuar se kanë biseduar edhe për nismën franceze që të dërgohet një kontingjent ushtarak në Ukrainë, si garanci për ruajtjen e stabilitetit
“Ne adresuam hapa konkretë për zbatimin e tij, zgjerimin e mundshëm dhe përfshirjen e kombeve të tjera në këtë përpjekje”, ka thënë Zelensky.
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky kërkon përshpejtim të punës lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën
-
Zelensky vlerëson deklaratën e udhëheqësve evropianë për Ukrainën
-
Zelensky kërkon paqe urgjente me Rusinë
-
Zelensky kërkon paqe me Rusinë: Vetëm SHBA-ja mund ta arrijë këtë