Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të mërkurën se thirrja e presidentit amerikan Donald Trump që Ukraina dhe Rusia të ndalen në vijat aktuale të frontit është "një kompromis i mirë", raporton Reuters.
Por Zelensky, i cili po viziton vendet nordike, ka shtuar se dyshonte se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta mbështeste atë.
“(Trumpi) propozoi të qëndrojmë aty ku qëndrojmë dhe të fillojmë bisedën. Mendoj se ky ishte një kompromis i mirë, por nuk jam i sigurt se Putini do ta mbështesë atë, dhe ia thashë presidentit (të SHBA-së”, ka cituar Agence France Press të ketë thënë Zelensky.
Deklarata e Zelenskyt vjen ndërsa planet për të mbajtur një samit midis Trumpit dhe Putinit në Budapest janë pezulluar pasi u raportua se Ukraina dhe aleatët e saj evropianë ishin bashkuar në nxitjen për një armëpushim pa lëshime territoriale nga Kievi.
Megjithatë, Rusia ka thënë të mërkurën se përgatitja për një samit presidencial midis Putinit dhe Trumpit po vazhdonte ende.
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Zelensky lut Trumpin të qëndrojë me Ukrainën
-
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë