Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ylli irakian i TikTokut qëllohet për vdekje në Bagdad

Om Fahad

Foto: Getty Images

Influencuesja irakiane e rrjeteve sociale, Om Fahad, është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj në Bagdad.

Sulmi ndodhi të premten.

Ministria e Brendshme e Irakut konfirmoi përmes një deklarate se “një grua e njohur në rrjetet sociale” është vrarë nga “sulmues të panjohur”.

Shtoi se një “ekip i specializuar” është përcaktuar për të hetuar rrethanat e vdekjes së saj, raportoi BBC.

Fahad, emri i vërtetë i së cilës është Ghufran Sawadi, u qëllua në veturën e saj nga një person që ishte në motoçikletë.

Fahad u bë e njohur në TikTok për videot që bënte duke vallëzuar me muzikë pop – ndërsa kishte mijëra ndjekës.

Edhe Influencuesja meksikane qëllohet për vdekje gjatë transmetimit live në TikTok Botë Influencuesja meksikane qëllohet për vdekje gjatë transmetimit live në TikTok

Ajo ishte dënuar me gjashtë muaj burgim vitin e kaluar pasi publikoi video të cilat gjykata tha se minonin “moralin publik”.

Kohët e fundit, një përplasje mes Fahadit dhe influencueses Dalia Naeem kishte përshkallëzuar.

Naeem – e njohur si “Barbie e Irakut” për shkak të operacioneve të shumta plastike – kishte kërcënuar se do të zbulonte lidhjet e Fahadit që pretendoi se kishte me zyrtarë të lartë irakianë.