Presidenti i Kinës Xi Jinping, në takimin që e ka pasur me presidentit e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të Samitit të G20-s, ka theksuar se të dy shtetet duhet të respektojnë interesat thelbësore të njëra-tjetrës, raporton BBC-ja.
Sipas raportimeve të mediave shtetërore kineze, Xi ka thënë se takimi, i cili është mbajtur të hënën, ishte pozitiv dhe se shpreson që Franca mund të ofrojë një mjedis biznesi më të drejtë për kompanitë kineze, në mënyrë që ato të zhvillohen më tej në Francë.
Presidentet diskutuan gjithashtu çështjen e Ukrainës.
Xi citohet të ketë thënë se qëndrimi i Kinës mbi krizën është i qartë dhe se ai është për një armëpushim dhe dialog për paqe.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni kërkon ndihmën e Xi-së për të arritur paqen në Ukrainë
-
Macroni do të kërkojë nga presidenti kinez t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund luftës
-
Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
-
Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në