Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e Çmimit “Nobel” për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.
Vuçiç e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre, raporton Tanjug.
“Faleminderit shumë. Serbia me këtë tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe mikun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Serbinë”, deklaroi Vuçiç.
Më tej, kreu i shtetit serb tha se ishte apologjetika e shkrimtarit që ia siguroi çmimin Nobel atij.
Handke mbështeti regjimin e Sllobodan Millosheviçit, duke e mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe krimet në Kosovë.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e pati shpallur Handken si persona “non-grata”, duke thënë se ai nuk është i mirëpritur në Kosovë për shkak të “mbështetjes që ai i dha Millosheviçit dhe politikave të tij gjenocidale”./ABCNEWS/
-
Kamberi: Handke u dekorua me medalje nga Vuçiqi për idetë e tij politike
-
Vuçiqi e shpërblen me “Yllin e Karagjorgjit” mohuesin e gjenocidit
-
Vuçiqi dekoron Dejan Pantiqin, ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës të akuzuar për terrorizëm
-
Emir Kusturica kontrovers shpërblehet për librin kushtuar nobelistit mohues të gjenocidit
-
Serbia e nderon me Urdhrin më të lartë sfiduesin e Bashkimit Evropian