Një amerikan i cili kaloi 25 vjet në burg pas një dënimi me vdekje në Filadelfia, u vra teksa po merrte pjesë në një funeral. Vrasja e tij u bë më pak se dy vjet pasi u shfajësua dhe u lirua nga krimet e tij.
Christopher Williams, 62 vjeç, babi i gjashtë fëmijëve u vra ndërsa merrte pjesë në funeralin e një shoku të burgut, vetëm 22 muaj pas lirimit të tij nga burgu shtetëror në shkurt të vitit 2021.
Williams u dënua për gjashtë vrasje, duke përfshirë një vrasje të trefishtë në vitin 1989, por u lirua pas pothuajse 30 vjet burgim kur akuza e tij përfundimtare për vrasje u hodh për shkak se dolën në dritë provat e sjelljes së pahijshme të prokurorisë, raportoi Daily Mail.
Ai u qëllua njëherë në kokë teksa po dilte nga vetura e tij për t'u bërë pjesë e ceremonisë së varrimit të shokut.. Policia e dërgoi me shpejtësi në spital por ai u shpall i vdekur më pak se gjysmë ore më vonë.
Policia ende nuk ka arrestuar askënd për vrasjen dhe nuk është ende e qartë pse Williams ishte një objektiv.
Williams e kaloi jetën e tij midis moshës 29 dhe 61-vjeçare në burg. Ai u lirua kur një Njësi e Integritetit të Dënimeve të Prokurorit të Qarkut (DA) shqyrtoi çështjen e tij dhe gjeti informatorë gënjeshtarë, sjellje të pahijshme të prokurorisë dhe prova të fshehura shfajësuese.
Edhe
Pas 48 vjetëve në burg, amerikani shpallet i pafajshëm për vrasje
Zyra e DA-së më vonë tha në gjykatë se çështja kundër tij ishte me dëshmi të pasakta të informatorit, prova të gjera të pazbuluara dhe prova mjeko-ligjore që kundërshtonin drejtpërdrejt historinë e një informatori.
“Asnjëherë në historinë e sistemit gjyqësor të Pensilvanisë dikush nuk është akuzuar për gjashtë vrasje, i liruar nga dy dhe tani i shfajësuar për katër”, tha Ëilliams pas lirimit të tij.