Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pasi kaloi 38 vjet në burg, amerikani del i pafajshëm për vrasjen që akuzohej

Një amerikan që kaloi gati katër dekada në burg për vrasje është liruar pasi prova të reja të ADN-së çuan në një person tjetër.

Maurice Hastings kreu më shumë se 38 vjet burg shtetëror për vrasjen e Roberta Wydermyer më 1983 në Kaliforni dhe dy tentativa për vrasje, raporti BBC.

Por provat e reja të ADN-së treguan për një burrë tjetër që vdiq në burg në vitin 2020.

Tani 69 vjeç, Hastings është liruar nga burgu.

Prokurori i Qarkut të Los Angeles, George Gascón, e përshkroi dënimin e tij si një "padrejtësi të tmerrshme".

Edhe Del i pafajshëm pas 38 vjetësh amerikani që u dënua gabimisht për vrasje Kuriozitet Del i pafajshëm pas 38 vjetësh amerikani që u dënua gabimisht për vrasje

“Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një dënim, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi”, shtoi ai në deklaratë.

Roberta Wydermyer u gjet në bagazhin e veturës së saj me një plagë të vetme me armë zjarri në kokë në vitin 1983. Ajo më parë ishte sulmuar seksualisht.

Hastings u akuzua më pas për vrasje dhe prokurorët kërkuan dënimin me vdekje.

Ai u dënua më 1988 me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. Hastings kishte pohuar gjithnjë pafajësinë që nga momenti kur u arrestua.

Profili i ADN-së përputhej me një burrë që ishte dënuar për rrëmbim të armatosur ku ai vendosi viktimën e tij femër në një bagazh të një automjeti.

Edhe Gruaja amerikane lirohet pas 43 vjetëve për vrasjen që nuk e kishte kryer Botë Gruaja amerikane lirohet pas 43 vjetëve për vrasjen që nuk e kishte kryer

Pas seancës gjyqësore, Hastings u tha gazetarëve se donte të shijonte pjesën tjetër të jetës së tij.

"Jam lutur për shumë vite që kjo ditë të vinte", tha Hastings.