Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Votuesit e referendumit në Katalonjë bllokojnë dyert e qendrave të votimit

Sot mbahet referendum për pavarësi të Katalonjës, rajon i Spanjës që prej kohësh kërkon pavarësi.

Votuesit katalanë kanë nisur të bllokojnë dyert dhe të mblidhen bashkë jashtë qendrave të votimit për t’i mbrojtur ato në rast të ndonjë aksioni policor për parandalimin e referendumit të ndaluar për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Organizatorët në një qendër votimi në një prej shkollave në Barcelonë kërkoi nga njerëzit të bllokojnë hyrjen dhe të përdorin rezistencë pasive nëse policia intervenon për të parandaluar votimin, i cili pritet të fillojë në orën 9:00, ka thënë një reporter i Reutersit në vend të ngjarjes, transmeton Koha.net.

Njerëzit po përqendroheshin tek dyert dhe nëpër korridore për të bllokuar hyrjen.

Pamje edhe nga qendrat tjera të votimit paraqesin turma të mbledhura në formacione jashtë.

Referendumi organizohet nga autoritetet vetëqeverisëse lokale, të cilin autoritetet e Madridit e kanë shpallur të paligjshëm dhe kanë njoftuar se nuk do të lejojnë mbajtjen e tij.

Mbajtja e referendumit ka ngritur tensione mes qytetarëve pro pavarësisë dhe atyre që nuk duanë shkëputje nga Spanja.