Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katalanët protestojnë ndalimin e liderëve separatistë

Disa mijëra njerëz dolën në rrugët e Katalonjës më 17 tetor, pasi një gjykatës urdhëroi ndalimin e dy udhëheqësve separatistë, mes tensioneve rreth referendumit katalanas për pavarësi nga Spanja.

Mijëra punëtorë në Barcelonë dhe qytete të tjera organizuan protestë kundër vendimit të Gjykatës Kombëtare në Madrid, për të mbajtur Jordi Cuixart dhe Jordi Sanchez prapa grilave nën akuzat për organizimin e kryengritjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qindra protestues që këndonin "Presioni nuk është zgjidhje" u mblodhën jashtë zyrave të qeverisë rajonale katalane në Barcelonën qendrore.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Spanjës më 17 tetor vendosi që ligji i miratuar në Katalonjë, i cili i hapi rrugën referendumit për pavarësi më 1 tetorit, nuk ishte i vlefshëm.

Gjykata tha në një deklaratë se 12 gjyqtarët e saj "unanimisht" kishin shpallur jokushtetues ligjin e referendumit.

Madridi i ka dhënë afat udhëheqësit katalanas, Carles Puigdemont, deri më 19 tetor për të sqaruar nëse ai do të shpall pavarësinë pas referendumit, në të cilin 90 për qind e katalanasve votuan pro pavarësisë, megjithëse pjesëmarrja ishte vetëm 43 për qind.