Dhjetëra mijëra njerëz i janë bashkuar protestës kundër pavarësisë së Barcelonës, duke kërkuar unitet në Spanjë e bashkëjetesë në paqe.
Demonstrata e së dielës, e organizuar nga Societat Civil Catalana, një grup partish politike që duan që Katalonja të mbetet pjesë e Spanjës, mblodhi rreth 80 mijë qytetarë, sipas policisë lokale, edhe pse SCC thoshte se ishin 400 mijë.
Të shtunën, një demonstratë pro ndarjes mblodhi 350 mijë qytetarë në qendër të Barcelonës për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Spanjës për të burgosur nëntë liderë pro ndarjes, raporton “The Guardian”.
Edhe pse protesta e së shtunës ishte paqësore, ajo u përcoll nga skena të dhunshme gjatë natës ku një turmë prej rreth 10 mijë qytetarësh u përplas me policinë.
Marshi pro-ndarjes të dielën nisi nën sloganin: “Për bashkëjetesë, demokraci e Kataloni. Mjaft!”
Edhe
Dy të vdekur e mbi 80 të lënduar në Spanjë
Ajo u përkrah nga Socialistët, Partia Popullore dhe partia e Qytetarëve.
“Ne jemi katalonjas po ashtu” shkruhej në pankartat e mijëra qytetarëve që protestonin duke bartur flamujt e Spanjës dhe Katalonjës.