Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra spanjollë protestojnë kundër ligjit të amnistisë për separatistët katalanas

Mijëra spanjollë marshuan në qendër të Madridit të shtunën për të protestuar kundër ligjit të amnistisë për separatistët katalanas që morën pjesë në luftën e dështuar për pavarësinë e vitit 2017.

Partia e Punëtorëve Socialistë (PSOE) në pushtet në Spanjë arriti marrëveshje me dy parti nacionaliste katalanase të enjten. Projektligji pritet të miratohet nga parlamenti më vonë këtë muaj.

Projektligji i amnistisë ka nxitur një seri protesteash të mëdha pasi kundërshtohet nga Partia Popullore Konservatore (PP), e djathta ekstreme Vox dhe disa degë të Partisë Socialiste.

“Për sa i përket Vox-it, nuk do të ketë paqe për këtë qeveri”, u tha gazetarëve në Madrid, Santiago Abascal, kryetari i Vox-it, gjatë protestës të së shtunës, ku protestuesit valëvitnin flamuj kombëtarë dhe kënduan këngë patriotike.

Socialistët paraqitën projektligjin për amnistinë në këmbim të mbështetjes për mandatin e ri të kryeministrit Pedro Sanchez nga dy parti separatiste katalanase.

Amnistia do t’i mbulonte të gjitha përpjekjet e Katalonjës për pavarësi që nga viti 2011, duke përfshirë votimin simbolik të mbajtur më 2014 dhe referendumin për pavarësinë më 2017, të cilin gjykatat e shpallën të paligjshme.