Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trazira në Spanjë, kundërshtohen kushtet e katalonasve për formim të qeverisë

Protestat e përditshme të partive të djathta kundër kryeministrit në detyrë Pedro Sanchez në Spanjë janë bërë të dhunshme.

Këto protesta kanë ngritur edhe më shumë tensionet teksa ai po bën përpjekje të negociojë ligjin kundërthënës për amnisti.

Më shumë se 7 mijë protestues janë mbledhur para objektit të partisë socialiste të Sanchezit.

Ai është duke bërë përpjekje që të sigurojë votat për formimin e qeverisë së re dhe shmangien e përsëritjes së zgjedhjeve.

Kjo mund të ndodhë nëse ai siguron përkrahjen e katalonasve në parlament.

Mirëpo partia katalonase pro-pavarësisë dhe ajo e krahut të majtë për Katalonjën i kanë vënë kushte pretendentit socialist.

Këto dy parti kanë kërkuar amnisti për qindra politikanë dhe aktivistë që janë përballur me drejtësinë për përpjekjet e tyre që të ndahen nga Spanja në vitin 2017.

Socialistët e Sanchezit kanë dalë të dytët në zgjedhjet e muajit korrik, por konservatorët fitues kanë dështuar të formojnë qeverinë, duke i hapur rrugë Sanchezit për të siguruar votat.

Artikuj të ngjashëm