Pas disa javësh zvarritjeje, lideri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka siguruar mandatin e dytë si kryeministër pas votimit në Parlament.
Ai ka siguruar shumicën në kuvendin me 350 ulëse, pasi ofroi marrëveshje amnistie për katalonjasit që tentuan ndarjen nga Spanja.
Partia Popullore konservatore fitoi në korrik zgjedhjet, por lideri Alberto Nunez Feijoo dështoi të siguronte shumicën.
Sanchezi siguroi shumicën duke afruar dy parti pro-ndarjes së Katalonjës. Ai ka thënë se marrëveshja e amnistisë do të “shërojë plagët”.
Aleanca me katalonjasit ka nxitur protesta masive.
Artikuj të ngjashëm
-
Protestë masive kundër kryeministrit spanjoll
-
Trazira në Spanjë, kundërshtohen kushtet e katalonasve për formim të qeverisë
-
Kryeministri spanjoll këmbëngul se nuk dorëhiqet pavarësisht korrupsionit në partinë e tij
-
Skandali i ri godet partinë në pushtet në Spanjë
-
Parlamenti i Spanjës miraton përfundimisht ligjin e amnistisë për separatistët katalonjas