Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja mund të bëhet me qeveri të djathtë pas më shumë se 40 vjetësh

Spanjollët po votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën, anëtaren e radhës të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos, u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj.

Sanchez është kryeministër që nga viti 2018. Shumica e anketave të opinionit për zgjedhjet e 23 korrikut e kanë vënë Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila ka fituar zgjedhjet lokale në maj, para socialistëve të Sanchezit, por analistët kanë parashikuar se asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox, për të formuar një qeveri, raporton AP.

Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.

Artikuj të ngjashëm