Parlamenti i Spanjës miratoi të enjten një projektligj të diskutueshëm amnistie që synon faljen e krimeve të provuara dhe të supozuara – të kryera nga separatistët katalonjas, gjatë një përpjekjeje kaotike për të mbajtur një referendum për pavarësinë në rajon, gjashtë vjet më parë.
Kryeministri socialist, Pedro Sánchez, ka promovuar amnistinë si një mënyrë për të kaluar përpjekjen për shkëputje të vitit 2017 nga liderët e atëhershëm të Katalonjës, një rajon verilindor me qendër rreth Barcelonës, ku shumë flasin gjuhën lokale katalanase si dhe spanjisht, raportoi AP.
Megjithatë, projektligji ka hasur gjithashtu në kundërshtimin e miliona spanjollëve të cilët besojnë se njerëzit që provokuan një nga krizat më të mëdha politike të Spanjës duhet të përballen me akuza, duke përfshirë përvetësimin dhe nxitjen e trazirave publike.
Sánchez ka falur tashmë nëntë liderë të burgosur të pavarësisë katalanase, një veprim që ndihmoi në shërimin e plagëve me pak kosto politike. Por amnistia po rezulton të jetë shumë më përçarëse.
Projektligji u miratua me 178 vota pro dhe 172 kundër në dhomën e ulët të Parlamentit me 350 vende në Madrid.
Kriza e shkëputjes shpërtheu në vitin 2017, kur një administratë rajonale e udhëhequr nga Carles Puigdemont organizoi një referendum për pavarësinë, duke sfiduar urdhrat e qeverisë kombëtare dhe një vendim nga gjykata më e lartë e Spanjës që duke vepruar kështu shkelte Kushtetutën. Madridi dërgoi policinë në një përpjekje për të ndaluar referendumin, i cili u kundërshtua nga protestat që u kthyen në dhunë.
Edhe
Parlamenti i Spanjës miraton përfundimisht ligjin e amnistisë për separatistët katalonjas
Ky projektligj përballet me një numër të hapave proceduralë para se të bëhet ligj. Senati, ku ka shumicë të konzervatorëve pritet ta refuzojë, që do të nënkuptonte se dhoma e ulët e Parlamentit sërish duhet të votojë për ta shtyrë para.
Partia e Sanchezit ka pasur mjaft vështirësi për të draftuar një projektligj që kënaq separatistët dhe që duhet të kalojë nëpër shumë gjykata. Parlamenti hodhi poshtë një version të mëhershëm të projekjtligjit në fund të janarit, pasi partia katalonjase Junts tha se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur Puigdemontin. Projektligji më pas u kthye në një komision parlamentar, ku u modifikua për t’i përshtatur nevojat e Juntsit.
-
Gjykata e Lartë e Spanjës vë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e ligjit për amnisti për katalonjasit
-
Katalonja thërret zgjedhje të parakohshme rajonale, rrezikohet stabiliteti politik i Spanjës
-
Mijëra spanjollë protestojnë kundër ligjit të amnistisë për separatistët katalanas
-
Spanja miraton planet për t’u dhënë status ligjor 500,000 migrantëve pa dokumente