Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Berry humbet kërkesën për kujdestari të barabartë për të birin, gjykata favorizon Martinezin

Halle Berry

Halle Berryf

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Halle Berry nuk do të ketë kujdestarinë kryesore për djalin e saj 13-vjeçar, Maceo, pasi gjykata në Los Angeles ka vendosur të mos ndryshojë përkohësisht marrëveshjen aktuale të kujdestarisë. Vendimi është marrë pas akuzave të ish-bashkëshortit të saj, aktorit francez Olivier Martinez, i cili pretendon se Berry ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit. Aktorja i mohon akuzat, ka shkruar USAToday.

Më 29 tetor, gjykatësja Shelley Kaufman rrëzoi kërkesën e Martinez për një urdhër mbrojtjeje të përhershëm për dhunë në familje. Megjithatë, ajo refuzoi përkohësisht kërkesën e Berry për kujdestari të barabartë fizike dhe për të kaluar netët me të birin, duke lënë në fuqi masat e përkohshme ekzistuese.

Martinez kishte pretenduar se më 26 shtator, Berry e kishte sulmuar djalin duke e kapur në qafë e duke e ngufatur. Ai kishte përmendur edhe incidente të tjera të pretenduara dhe kishte kërkuar kujdestarinë e vetme ligjore dhe fizike.

Vendimi i fundit i lë Berryt kujdestarinë e përbashkët ligjore, por me kohë të kufizuar fizike me të birin. Çështja pritet të shqyrtohet më tej nga gjykata.

Avokatja e aktores, Marina Beck, u shpreh e kënaqur me rrëzimin e urdhrit të përkohshëm të mbrojtjes.

Edhe Djali 13-vjeçar i Halle Berryt lejohet të dëshmojë në gjyqin për kujdestarinë Showbiz Djali 13-vjeçar i Halle Berryt lejohet të dëshmojë në gjyqin për kujdestarinë

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që gjykata e ka rrëzuar këtë urdhër. Halle është e vendosur të vazhdojë të përqendrohet te mirëqenia dhe interesat më të mira të familjes së saj”, ka deklaruar ajo.

Nga ana tjetër, avokati i Martinez e ka cilësuar vendimin që klienti i tij të ketë kujdestarinë kryesore fizike si një “fitore të madhe”.

Vajza e Halle Berry del në mbrojtje të së ëmës

Në këtë përballje ligjore është përfshirë edhe Nahla Aubry, vajza 18-vjeçare e Berryt nga lidhja e mëparshme me Gabriel Aubry. Ajo paraqiti një deklaratë me shkrim në gjykatë, ku shprehu mbështetjen për të ëmën dhe kundërshtoi pretendimet e Martinezit.

“Akuzat nuk përputhen aspak me nënën që unë njoh”, ka shkruar Nahla, duke e përshkruar Berryn si prind të dashur dhe të përkushtuar.

Edhe Halle Berry kundërshton dëshminë e djalit të saj në gjykatë pas akuzave për dhunë Showbiz Halle Berry kundërshton dëshminë e djalit të saj në gjykatë pas akuzave për dhunë

Ajo ka shtuar se gjatë gjithë jetës së saj kishte parë të ëmën të kujdesej për të dhe për vëllanë e saj, duke vendosur rregulla dhe kufij të arsyeshëm në familje.

“Nuk kam vërejtur kurrë ndonjë sjellje abuzive në mënyrën se si nëna ime na ka rritur”, ka deklaruar ajo.

Nahla shprehu gjithashtu shqetësimin që vëllai i saj të mos bëhet objekt i një konflikti publik mes prindërve.

Një betejë ligjore që zgjat prej vitesh

Edhe Halle Berry akuzohet për dhunë ndaj djalit, e mbron vajza 18 vjeçe Showbiz Halle Berry akuzohet për dhunë ndaj djalit, e mbron vajza 18 vjeçe

Halle Berry dhe Olivier Martinez u martuan në vitin 2013 dhe u ndanë dy vjet më vonë. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2023, pas një procesi të gjatë ligjor, me marrëveshjen për kujdestari të përbashkët të djalit.

Sipas raportimit, Martinez përfiton gjithashtu 8 mijë dollarë në muaj për mbështetjen financiare të fëmijës.