Vajza më e madhe e Angelina Jolie-t dhe Brad Pitt-it e ka hequr zyrtarisht mbiemrin e të atit.
Të hënën, një gjykatës ka miratuar kërkesën e Zahara-s, 21 vjeç, për të ndryshuar ligjërisht emrin e saj nga Zahara Marley Jolie-Pitt në Zahara Marley Jolie.
Një urdhër gjykate i siguruar nga Page Six thoshte se “Meqenëse nuk ka kundërshtime, kërkesa për ndryshimin e emrit miratohet”.
“Dekreti është nënshkruar dhe depozituar. Emri i kërkueses ndryshohet nga Zahara Marley Jolie-Pitt në Zahara Marley Jolie”, thuhet në tej në urdhrin e gjykatës.
Një burim pranë Brad Pitt e ka kritikuar ashpër këtë veprim.
Edhe
Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit kërkon zyrtarisht ta heqë mbiemrin e babait
“Kushdo që ka qenë realisht pjesë e kësaj situate gjatë 10 vjetëve të fundit do ta dinte se vetëm njëra palë ka folur për fëmijët dhe është përpjekur t’i përdorë ata si armë”, ka thënë burimi për Page Six.
Vendimi vjen më shumë se dy muaj pasi Zahara dhe vëllai i saj Maddox, i cili në fillim të këtij muaji hoqi zyrtarisht mbiemrin e Bradit, njoftuan për kërkesat e tyre për ndryshimin e emrit, në përputhje me kërkesat ligjore.
Njoftimi i jepte mundësinë kujtdo që kundërshtonte ndryshimin të paraqiste një kundërshtim me shkrim.
Zahara kishte ndaluar së përdoruri privatisht mbiemrin e aktorit të “Moneyball” edhe përpara vendimit zyrtar.
Në maj, ajo u prezantua si Zahara Marley Jolie kur mori diplomën pas përfundimit të studimeve në Spelman College. Më parë, ajo kishte përdorur emrin më të shkurtër edhe gjatë ceremonisë së pranimit në shoqatën studentore Alpha Kappa Alpha, në vitin 2023.
Përveç Zaharas dhe Maddoxit, 25 vjeç, motra e tyre më e vogël Shiloh, 20 vjeç, ndryshoi ligjërisht emrin në Shiloh Jolie, pasi paraqiti kërkesën për ndryshimin e emrit në ditëlindjen e saj të 18-të, në maj 2024.
Vivienne, më e vogla, 18 vjeç, po ndërmerr gjithashtu hapa ligjorë për të hequr Pitt nga mbiemri i saj.
Ajo kishte përdorur emrin Vivienne Jolie në Playbill, kur punoi me aktoren e “Maleficent” në një produksion në Broadway.
Edhe
Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim
Vëllai i saj binjak, Knox, nuk ka ndjekur rrugën gjyqësore, por ka hequr gjithashtu Pitt nga mbiemri i tij kur mori diplomën e shkollës së mesme këtë vit.
Ndërkaq, Pax Jolie-Pitt, 22 vjeç, thuhet se vazhdon të jetë i afërt me familjen e Bradit, megjithëse është raportuar se ka pak kontakte me vetë aktorin e “Heart of the Beast”.