Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt kërkon ta heqë mbiemrin “Pitt”

Angelina Jolie

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Maddox Jolie, ka paraqitur kërkesë zyrtare për ndryshimin e mbiemrit.

Sipas raportimeve të TMZ, ai ka dorëzuar dokumentet përmes të cilave kërkon heqjen ligjore të mbiemrit “Pitt”, duke synuar që emri i tij i plotë të bëhet Maddox Chivan Jolie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesa ende nuk është miratuar, ndërsa një përfaqësues i Brad Pittit deklaroi për revistën People se aktori nuk dëshironte të komentonte lidhur me këtë çështje.

Maddox e paraqiti kërkesën pak kohë pasi hoqi mbiemrin “Pitt” edhe nga titrat përmbyllëse të filmit më të ri të nënës së tij, Couture.

Ai ishte asistent regjisor në dramën ku Angelina Jolie luante rolin e një regjisoreje amerikane të diagnostikuar me kancer të gjirit. Filmi pati premierën në Festivalin e Filmit në Toronto në shtator të vitit 2025.

Në titrat përmbyllëse të filmit, emri i tij ishte shënuar si Maddox Jolie, ndërsa edhe dokumentet e produksionit të shpërndara për gazetarët e listonin me të njëjtin emër.

Maddox është fëmija më i madh nga gjashtë fëmijët e ish-çiftit Jolie-Pitt, të cilët u divorcuan në vitin 2016. Ata kanë edhe fëmijët Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne.