Lideri separatist i Katalonjës,Carles Puigdemont, ka dalë të hënën para gjykatës në Sardinia të Italisë, ku një gjykatës do të vendosë nëse do ta ekstradojë atë apo jo në Spanjë, ku akuzohet për nxitje të rebelimit rreth referendumit të dështuar për pavarësi më 2017.
Disa përkrahës janë mbledhur jashtë ndërtesës së gjykatës, duke valuar flamujt e Katalonjës dhe Sardinias, si dhe duke brohoritur “liri”. Policia italiane e ka arrestuar Puxhdemontin më 23 shtator, pasi fluturoi drejt ishullit për të marrë pjesë në një festival të folklorit të Katalonjës.
Zyrtarët vepruan sipas fletarrestimit evropian, të lëshuar nga Spanja, që e kërkon ekstradimin e Puigdemontit. Ai i kishte prirë Qeverisë rajonale të Katalonjës në kohën e votimit të pavarësimit nga Spanja më 2017, në referendumin që gjykatat spanjolle e konsideruan të paligjshëm.
Një gjykatë në Sasasri vendosi javën e shkuar për lirimin e Puigdemontit më pak se 24 orë pas arrestimit të tij. Gjykata e Sardinias tani pritet të vendosë rreth ligjshmërisë së fletarrestimit.