Lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka dalë të hënën nga ndërtesa e gjykatës së Sardinias, pasi gjyqtari ka shtyrë vendimin për rastin pas kërkesës së Spanjës për ekstradimin e tij. Drejtësia italiane ka thënë se është i lirë që të udhëtojë.
Puigdemonti është shoqëruar nga avokati i tij, duke i shtrënguar duart me mbështetësit e shumtë. Duke hyrë në veturën që po e priste, ai ka thënë se është shumë i lumtur për vendimin.
Avokati ka bërë të ditur se vendimi për ekstradimin e tij në Spanjë do të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë evropiane, për shkak se Puigdemonti është deputet në Parlamentin Evropian.
Policia italiane e ka arrestuar Puigdemontin më 23 shtator pasi fluturoi drejt ishullit për të marrë pjesë në një festival të folklorit të Katalonjës. Zyrtarët vepruan sipas një fletarrestimi evropian, të lëshuar nga Spanja, në të cilin kërkoj ekstradimin i Puigdemontit.
Ai i kishte prirë Qeverisë rajonale të Katalonjës në kohën e votimit të pavarësimit nga Spanja më 2017 – referendum ky të cilin gjykatat spanjolle e kishin cilësuar si të jashtëligjshëm.
-
Mbështetësit e liderit të Katalonjës kundërshtojnë ekstradimin
-
Separatisti katalonjas i ikën policisë spanjolle, një ditë pas Barcelonës kthehet në Belgjikë
-
Separatisti katalonjas kthehet në Spanjë pas shtatë vjetësh, pavarësisht se mund të arrestohet
-
Puigdemont lirohet nga burgu Italian, më 4 tetor vendimi për ekstradim
-
Me protesta në Barcelonë kundërshtohet ekstradimi i Puigdemonit në Spanjë