Policia në Slloveni ka nisur hetimet pas zhdukjes së një statuje bronzi të zonjës së parë amerikane, Melania Trump, që u hoq nga qyteti i saj i lindjes.
Skulptura u shpalos më 2020 gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, në qytetin Sevnica, ku u lind Melania Knavs më 1970.
Bronzi pati zëvendësuar një statujë druri që ishte djegur më herët po atë vit.
Zëdhënësja e Policisë, Alenka Drenik Rangus, ka thënë se policia është njoftuar të martën për vjedhjen e statujës dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të ndriçuar rastin.
Sipas mediave sllovene, statuja u pre te këmbët dhe u hoq.
Artikuj të ngjashëm
-
A do të rikthehet Melania Trump si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara?
-
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
-
Brenda premierës së dokumentarit “jo-dokumentar” të Melania Trumpit
-
Publikohet traileri i filmit për zonjën e parë të SHBA-së “MELANIA”
-
Melania Trump hap “kanal komunikimi” me Putinin për fëmijët ukrainas