Veterani amerikan i Luftës së Dytë Botërore vdiq duke udhëtuar në Francë për një ngjarje që shënonte Ditën D, raporton “BBC”.
Lajmin e ka konfirmuar organizata e veteranëve, e cila ka thënë se Robert “Al” Persichitti nga New Yorku u dërgua në spital në Gjermani më 30 maj pasi pësoi komplikime shëndetësore në një anije që po shkonte në Evropë.
Ai vdiq më 31 maj në moshën 102-vjeçare.
Persichitti ishte përfshirë në operacionin e aleatëve në Japoni. Ai ishte zgjedhur për të marrë pjesë në një ngjarje në Normandi.
Artikuj të ngjashëm
-
Hegseth në Francë nderon ushtarët që dëbuan forcat e Gjermanisë naziste
-
Veteranë dhe liderë botërorë shënojnë 80-vjetorin e Ditës D në Francë
-
Bideni mbërrin në Francë për shënimin e Ditës D
-
Amerika konfirmon vdekjen e një shtetasi në Bregun Perëndimor, kërkon sqarime nga Izraeli
-
Kujtohet 79-vjetori i zbarkimit të forcave aleate në plazhet e Normandisë