Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerika konfirmon vdekjen e një shtetasi në Bregun Perëndimor, kërkon sqarime nga Izraeli

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e një shtetasi amerikan në Bregun Perëndimor të premten dhe i ka kërkuar qeverisë izraelite më shumë informacione.

Një zëdhënës i DASH-it nuk ka dhënë emrin e shtetasit të vdekur për shkaqe të privatësisë, shkruan CNN.

“I shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes. Për respekt për familjen gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asnjë koment tjetër”, ka thënë zëdhënësi.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë se janë duke shqyrtuar pretendimet se një ushtar ka qëlluar në drejtim të shtetasit amerikan, ndërsa policia izraelite gjithashtu ka nisur një hetim.