Ekipet e emergjencës në Serbi janë duke kërkuar dy persona që janë marrë nga një lumë që ka dalë nga shtrati në një qytet një jugperëndim të Serbisë, raporton “RTS”.
Reshjet e vazhdueshme të shiut nëpër Ballkan kanë ndikuar që të rritet në nivele të rrezikshme lumenjtë në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë e Mal të Zi, duke përmbytur disa zona.
Në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Novi Pazar, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente, për t’u përballur me daljen nga shtrati të lumit Raska.
RTS raporton se dy burra janë marrë nga lumi ndërsa po tentonin të mbronin shtëpitë e tyre.
RTS ka raportuar se edhe një burrë i tretë kishte rënë në lumë, por u nxor më pas.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona vdiqën në Serbi pas stuhisë së dytë në Ballkan
-
Vërshime në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, si pasojë e reshjeve
-
Danubi në Serbi në nivel kritik, mbetjet naziste dalin në sipërfaqe dhe rrezikohet furnizimi me rrymë
-
Sitnica del nga shtrati
-
Në fotografi – Gjendja e rënduar nga vërshimet në Malishevë