Numri i njerëzve të vdekur si pasojë e aksidenteve me aeroplanë u rrit më 2020 në 299 në gjithë botën, pavarësisht rënies së numrit të fluturimeve si pasojë e pandemisë, ka bërë të ditur një kompani holandeze.
Në vitin 2020 ishin 40 aksidente me aeroplanë, pesë prej të cilave ishin fatale me 299 vdekje. Më 2019, numri i aksidenteve ishte dyfish më i lartë – 86 – e tetë prej tyre ishin fatale me 257 vdekje, ka thënë kompania që merret me të dhëna në aviacion “To70”.
Kompanitë e mëdha patën një aksident fatal në çdo 3.7 milionë fluturime.
Rritja e fataliteteve erdhi në një kohë kur fluturimet ranë për 42 për qind, në 24.4 milionë.
Shumica e vdekjeve ndodhën në janar kur një aeroplan ukrainas u qëllua në hapësirën ajrore të Iranit. Aty vdiqën 176 persona. incidenti i dytë më i rëndë ishte në maj kur një aeroplan pakistanez u përplas e ku mbetën të vdekur 98 persona.
-
Përkundër pandemisë është rritur numri i rasteve të vdekjes si pasojë e aksidenteve ajrore
-
Aksidentet më të rënda ajrore në botë në vitet e fundit
-
Afër 43,000 persona vdiqën në rrugët e SHBA-së në një vit
-
Viti 2021 më i rëndë se dy vitet paraprake sa i përket aksidenteve fatale në trafik
-
Brenda 5 muajve, 42 persona vdiqën në aksidente trafiku në Kosovë