Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viti 2021 më i rëndë se dy vitet paraprake sa i përket aksidenteve fatale në trafik

Nënkoloneli Jeton Rexhepi, ka thënë se vitin 2021 e karakterizon rritja e numrit të aksidenteve me fatalitet.

Ai ka thënë se në vitin 2020 ka pasur më pak qarkullim edhe për shkak të pandemisë, por krahasuar me vitin 2019 deri në muajin korrik, ka shtatë aksidente më shumë me fatalitet këtë vit.

Sipas tij, në muajin korrik kanë humbur jetën nëntë persona në trafik.

“Edhe pse ky vit ka qenë me numër më të madh me aksidente me fatalitet, ky muaj ka qenë muaji me më së paku viktima që nga viti 2002. Ai ka thënë se faktorët e aksidenteve është mosrespektimi i kufizimit të shpejtësisë, tejkalimi në vendet e ndaluara dhe shkelje tjera të trafikut. Policia e Kosovës që nga fillimi i vitit ka pasur plane operative për kontrollin në trafik”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe patrullimin me dron, si një nga format të cilat e kanë ndihmuar Policinë në kontrollin e trafikut.

Rexhepi ka thënë se në 24 orë janë diku rreth 1.100 gjoba.