Senatori kolumbian Miguel Uribe, një kandidat i mundshëm presidencial, vazhdon të jetë në gjendje kritike, pasi u qëllua në Bogota të shtunën, ka njoftuar të martën spitali ku po trajtohet.
Uribe, 39 vjeç, është anëtar i partisë opozitare të krahut të djathtë, Qendra Demokratike, dhe u qëllua në kokë ndërsa po mbante një fjalim në një aktivitet fushate në një park publik në kryeqytet, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne vazhdojmë të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të zbutur ndikimin e lëndimeve”, ka thënë spitali i Fondacionit Santa Fe në një deklaratë, duke detajuar se senatori mbetet në kujdes intensiv.
Të shtënat, të cilat u filmuan, kanë tronditur Kolumbinë, duke evokuar dhunën politike të dekadave të mëparshme.
Presidenti i majtë Gustavo Petro, i cili është zotuar të sjellë paqe në vend, ka thënë të dielën se kishte urdhëruar siguri shtesë për udhëheqësit e opozitës në përgjigje të kërcënimeve të tjera.
Ai ka shtuar se ish-presidenti Alvaro Uribe dhe politikanët e krahut të djathtë Maria Fernanda Cabal, Abelardo de la Espriella dhe Victoria Eugenia Davila do të marrin menjëherë siguri shtesë.