Botë

Vazhdojnë protestat në Peru, kërkohet dorëheqja e kongresistëve

Protestat ne Peru

Protestat kundër qeverisë në Peru kanë vazhduar pas një pushimi të shkurtër disa ditor, raporton agjencia AP.

Avokati i Popullit në shtetin latin ka raportuar për bllokimin e rrugëve në 36 provincat e Perusë. Në shumë prej këtyre rrugëve protestuesit janë përplasur me policinë. Në kryeqytetin Lima, protestuesit janë përpjekur të shkojnë në Kongres dhe të kërkojë dorëheqjen e kongresistëve peruanë.

Presidentja Dina Boluarte ka thënë se qeveria e saj tashmë ka nisur dialogun për fundin e krizës politike, e cila ka nisur me largimin nga pushteti të presidentit Pedro Castillo, i cili është në paraburgim.