Kongresi i Perusë të martën ka rrëzuar kërkesën për shkarkimin e presidentes Dina Boluarte nën pretendimet se është e paaftë për të udhëhequr vendin pas vrasjeve në protestat kundër saj në fillim të muajit dhjetor.
Kongresistët e majtë nisën këtë kërkesë, duke argumentuar se kishte shumë arsye për shkarkimin e presidentes.
Gjatë protestave vdiqën 67 persona, 49 prej tyre civilë.
Avokati i Popullit ka bërë të ditur se shtatë prej të vdekurve ishin të mitur. Ndërkaq partitë në pushtet argumentuan se Perusë tani i duhet stabiliteti.
Kjo ishte kërkesa e parë për shkarkimin e Boluartes, e cila erdhi në pushtet pas rrëzimit të presidentit Pedro Castillo. Edhe Castillo u shkarkua duke u cilësuar si i paaftë.
Ai tani po mbahet në paraburgim për 36 muaj dhe po hetohet nga prokuroria për korrupsion, krim të organizuar dhe rebelim.