Tensionet u rritën në Peru, ku qindra protestues që kërkuan rrëzimin e presidentes Dina Boluarte, u përleshën me policinë.
Policët ndaluan avancimin e protestuesve, të cilët u munduan të arrinin në Kongres.
Presidenca peruane shprehu keqardhje të shtunën që Kongresi Kombëtar nuk arriti marrëveshje për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme që mijëra peruanë kërkojnë në protestat gati dymujore që kanë lënë 57 të vdekur.
Të premten, një projektligj që kërkonte t’i çonte përpara zgjedhjet e përgjithshme deri në fund të vitit 2023 nuk u miratua nga seanca plenare e Kongresit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
Pesë të vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru
-
Arrin në 589 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
-
Dy tërmete të fuqishme në Venezuelë, numri i të vdekurve mund të arrijë në 10 mijë
-
Të shtëna në senatin e Filipineve teksa arrestohet një senator